E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, dy të shoqëruar

Dhjetë ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz, mësohet se RENEA ka ushtruar kontrolle në Shijak, ku mendohej se mbahej 49-vjeçari. Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit, në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar. Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në një kompleks në këtë zonë, dhe rrethinat e Shijakut, por pa një rezultat konkret. Dyshimet e policisë janë se rrëmbimi ka lidhje me vëllanë e tij, i skeduar për trafik droge, pasi nuk ka dorëzuar një sasi kokaine.

Si rezultat i kërkimeve, policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa ka sekuestruar një armë zjarri pa leje.

Kontrollit i janë nënshtruar edhe rrethinat e Shijakut, për të zbuluar fatin e 49-vjeçarit, ndërsa nga burimet nuk bëhet e ditur për një rezultat konkret.

Duke iu referuar grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit, dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 49 vjeçari nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...