Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia mbrëmjen e sotme është ndaluar nga policia teksa ishte duke shkuar në emisionin “Open” në Top Channel.
Ai ishte në lidhje direkte në emision kur u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Lidhur me këtë çështje ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.
Si për ironi të fatit, pak çaste më pas u ndalua nga policia.