Një 70-vjeçar në Elbasan ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po priste radhën në një bankë.
Bëhet me dije se i moshuari po priste radhën të merrte shërbim në sportelet e një Banke të nivelit të dytë, në momentin kur është rrëzuar përtokë. Ai ka përplasur kokën mbi një bordurë duke marrë plagë të rënda.
Personi në fjalë i identifikuar si Bashkim Balla është transportuar menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në tokë, si pasojë e një ataku në zemër.
Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, teksa pritet të dalë edhe rezultati i autopsisë.