E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

Në Shqipëri “gazetarët mund të pushohen me një sms”

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Pandemia e virusit corona dhe masat e situatës së “Katastrofës Natyrore” kanë goditur rëndë median në Shqipëri. Nga njëra anë luftë për mbijetesën ekonomike të medias, nga ana tjetër tkurrje e lirisë së tyre.

Lajmet vështirë se kanë patur një interes dhe audiencë kaq të madhe në Shqipëri, sa tani, në kohën e epidemisë Corona. Të mbyllur në banesat e tyre, të detyruar me ligj të jenë në distancim social, qytetarët ndjekin pareshtur edicionet e lajmeve në kanalet televizive private, internet dhe rrjetet sociale.

Por pandemia e virusit corona dhe masat e situatës së “katastrofës natyrore” i kanë dhënë një goditje të rëndë, të dyfishtë gazetarëve, medias dhe ka tkurrur lirinë e shprehjes nga rritja e autocensurës, në kushtet e rrezikut për humbjen e vendit të punës.

Nga njëra anë gazetarët nuk mund të kryejnë plotësisht punën e tyre. Ata janë të limituar në lëvizje, nuk mund të shkojnë në vendin e ngjarjeve, të takojnë zyrtarë, politikanë dhe t’i japin publikut informacion të dorës së parë.

Ndërkohë roli i tyre në këtë kohë pandemie është shumë i rëndësishëm për t’u dhënë qytetarëve informacion të besueshëm dhe treguar të vërtetën.

Ky rol shumëfishohet kur kemi parasysh sesi mediat sociale, Facebook dhe Twitter po kalojnë një periudhë të “artë” të rritjes së vëmendjes, por plot me informacione mashtruese, të pavërteta për virusin corona dhe pandeminë.

Presion në rritje nga pronarët e mediave

Nga ana tjetër gazetarët po vihen në kushtet e mbijetesës ekonomike dhe nën një presion në rritje nga pronarët e kompanive mediatike që në Shqipëri janë kryesisht biznesmenë, të lidhur me interesa politike.

Të ndodhur përballë rënies ekonomike, nga humbja me shpejtësi e të ardhurave prej mungesës së reklamave, për shkak të ngrirjes se jetës publike dhe aktiviteti ekonomik, pronarët e medias së shkruar dhe dixhitale, rrisin presionin mbi gazetarët dhe i kërcënojnë me humbjen e vendit të punës, përgjysmimin e pagës apo shtyrjen e saj në një kohë të pacaktuar.

Efekti imediat është rritja e autocensurës dhe tkurrja e lirisë së medias.

Aleanca e pashkruar mes pronarëve të medias

Koloreto Cukali, kryetar i këtij Këshilli, thotë për DW, se gazetarët në kushtet e presionit të pronarëve kanë vetëm dy rrugë: “Ose të bëjnë atë që thotë pronari, ose të ikin. Në mungesë të sindikatave të gazetarëve në Shqipëri, që të mbrojnë të drejtat profesionale dhe ekonomike të gazetarëve, këto janë alternativat e vetme. Edhe aty ku ka kontrata, shpesh ato nuk janë efektive për të mbrojtur gazetarin. Gazetarët jetojnë në një ambient që mund të pushohen edhe me një sms. Më të ekspozuarit janë ata gazetarë dhe punonjës në media që nuk kanë kontrata. Ata heshtin, sepse rrezikojnë që të mos futen më në tregun mediatik. Ka një aleancë të pashkruar mes pronarëve, që kur dikush denoncon mungesën e kontratës dhe punën në të zezë, nuk futet më në treg”.

Situatë e rëndë

Enton Abilekaj, drejtor i portalit online Dosja.al e quan shumë të rëndë situatën e gazetarëve në kushtet e pandemisë Corona, kur krahas mbylljes së hapësirave publike, gazetarët e medias së shkruar dhe dixhitale pushohen nga puna njëlloj si punonjësit e kompanive private prodhuese. “Në disa media audiovizive kanë humbur vendin e punës rreth 30 punonjës, më shumë se 1.000 kanë pësuar ulje pagash nga 25 deri në 50 për qind, ndërsa vonesa në dhënien e pagës mujore është bërë e zakonshme. Gazetarë pa kontrate personale përbëjnë më shume se 90 për qind të tregut mediatik, një pjesë e madhe përfshihet në kontrata kolektive dhe një pakicë punon në të zezë. Pronarët nuk u kanë dhënë dëmshpërblim 30 të pushuarve nga puna, duke shfrytëzuar klauzolën e situatës së “Katastrofës Natyrore” thotë për DW, Enton Abilekaj.

Lexo edhe :   ''Tërmeti dhe pandemia goditën ekonominë shqiptare''/ FMN: Tkurrje 7.5% në 2020
Lexo edhe :   Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë për DW, se mbijetesa e gazetarëve dhe punonjësve të medias nuk përbën shqetësim për pronarët. “Pronësia mbi mediat në përgjithësi në Shqipëri nuk ka të bëjë me pasionin ndaj të vërtetës apo shërbimit ndaj publikut. Ajo konsiderohet një mjet i fuqishëm presioni publik në duart e pronarëve” thekson ai.

Rritje e autoꞔensurës, tkurrje e lirisë

Mungesa e kontratave personale dhe e sindikatave të gazetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre kanë gjeneruar një situatë, ku gazetarët ta ndiejnë përherë dhe më shumë rrezikun e humbjes së vendit të punës. Ata i binden censurës së pronarëve derisa arrijnë në autoçensurë.

“Pushimet nga puna në këtë kohë pandemie kanë në përgjithësi prapavijë politike. Janë të ndikuara nga presionet ndaj gazetarëve që nuk pranojnë censurën politike. Censura politike dhe kalimi në autoꞔensurë shfaqen në shumicën e mediave në Shqipëri, ku në përgjithësi mungon informimi i paanshëm dhe i pavarur dhe gazetarët detyrohen të japin vetëm versionet zyrtare të ngjarjeve”, thotë për DW, Enton Abilekaj.

Autoꞔensura ka tkurrur edhe më tej lirinë e medias. Në Raportin e Indeksit të lirisë së Medias nga “Reporterë pa Kufi”, për vitin 2019, të sapopublikuar Shqipëria rezulton me një liri të përkeqësuar të medias, dhe renditet dy vende më poshtë sesa një vit më parë.

Sipas raportit, shkaqet e rënies janë ligjet kundër lirisë së medias, konkretisht paketa ligjore “Anti Shpifje” e qeverisë që synon mbylljen e mediave kritike, theksohet në raport.

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Organizatat e gazetarëve i kanë kërkuar qeverisë Rama të përfshijë edhe gazetarët në paketat e mbështetjes financiare për mosfalimentimin e sipërmarrjes private.

Por deri tani “nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kryeministri Rama ka konsoliduar një komunikim të drejtëpërdrejtë me publikun pa ndërmjetësimin e mediave”, thotë për DW, Enton Abilekaj.

Sipas Koloreto Cukalit, “qeveria nuk i përfshiu gazetarët tek të ashtuquajturat ‘pagë të luftës’ edhe pse, nëse pandemia krahasohet me luftën… gazetarët janë trupa të rëndësishëm në përballjen me të. Mendoj se qeveria nuk ka transparencë lidhur pandeminë dhe vështirësia që po kalojnë mediat krijon kushte për sa më pak llogari-dhënie”. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...