Rama e quajti Ilir Metën sot “i ashtuquajturi president” nga foltorja e Kuvendit, dhe deklaroi se ai “ka të gjithë arsyet që të jetojë në një moment; o sot o kurrë”. Ai iu përgjigj të gjithë skeptikëve lidhur me goditjen e pasurive të dyshuara, si të goditura nga krimi përmes Anti-KÇK. Ndër të tjera, kryeministri Rama foli edhe për sulmet e presidentit Meta ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke e inkurajuar këtë të fundit si iniciuese të projektit kundër krimit.
“Si mund të sulmohet Ministrja e Drejtësisë, e cila në bazë të kurajos ka hapur llogari që të tjerë nuk kanë guxuar ti hapin, pasi kanë hapur llogari me kriminelët. Ajo ka aprovuar 41 bis, regjimi i izolimit të kriminelëve në vendin fqinj.
Ju s’dini ça flisni, dhe nuk kam vetëm me ju, po për të gjithë ata që flasin për këtë punë kur flasin për shtet policor.
Flasim për të dënuar, jo për të dyshuar. Janë njerëz që çohen tek SPAK, si të dënuar që posedojnë asete dhe pasuri që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Si mundet që të arrihet në këtë absurd që të konsiderohet kapje e shtetit, fakti që akti normativ i imponon Ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë të ulet në tryezën e bashkërendimit.
Si mundet që atë që Italia e bëri në fund të viteve ’80 dhe fillimin e ’90, që kufizoi momentin e zbythjes së mafies, ekzaktësisht në këtë mënyrë. Këtu çohen autoritetet publike dhe shtetërore si ai që rri në majë dhe kërkon revolucione.
Ilir Meta ka të gjithë arsyet që të jetojë në një moment ‘o sot o kurrë’, sepse vija ndarëse mes të shkuarësh dhe të ardhmes bëhet gjithnjë e më e qartë. Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë më garanci, por halli i tyre”, tha Rama.