Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Po deshi të rrijë me mua, ose të ikë me…”, si u falsifikua gjendja civile për të nxjerrë familjen në rrugë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Po deshi të rrijë me mua, ose të ikë me…”, si u falsifikua gjendja civile për të nxjerrë familjen në rrugë

Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Elbasan për një problem familjar dhe pronësie të familjes Topurja. Regis Topurja, 18 vjeç, denoncon tentativat e gjyshit dhe babait të tij, pas divorcit të prindërve, për t’i marrë atë, që i takon nga apartamenti i tyre.

Familja Topurja ka jetuar në këtë apartament që në vitin 1994 dhe ai ishte përfituar nga Enti i Banesave nga puna me kontribut vullnetar nga fabrika e çimentos. Në atë kohë aplikoi gjyshi i Regisit, por shtëpia u takon të gjithë anëtarëve, që kanë qenë në trungun familjar në atë kohë.

“Në vitin 2019, prindërit janë divorcuar, por përpos kësaj gjëje del një problem tjetër pasi në shtëpinë që po flasim tani, këtë e ka marrë gjyshi në vitin 1992 si i pastrehë”, tha 18-vjeçari.

Ai tregoi se që në vitin 1994 që është marrë banesa gjyshi nuk ka jetuar në asnjë moment në banesë, por vetëm prindërit e tij.

“Gjyshi do ta marrë të gjithë shtëpinë për vete. Të na nxjerrë neve dhe t’ia dhurojë të gjithë babit”, tha ai.

I riu ka treguar se babai ka thënë se do të krijojë familjen e tij dhe e do për vete.

“Me ish-bashkëshortin tim jam celebruar në datën 15 Korrik të ’92-shit”. Kam qenë 15 vjeç atëherë. Kur jam martuar unë kam qenë me vjehrrin, kam ndenjur deri në ’95 me vjehrrin. Ngaqë ishin dy familje, ai punonte në fabrikën e çimentos dhe bëri një kërkesë që dua shtesë se kam djalin të martuar se unë isha shtatzënë kur kemi bërë celebrimin. Deri sot që po flasim kam jetuar unë. Të gjitha janë të regjistruara nga bashkëshorti”, ka treguar e ëma e tij.

Gazetari komunikon me babin e 18-vjeçarit Gazmend Topurja.

Doja të pyesja në çfarë viti keni hyrë në këtë apartament?

Gazmend Topurja: Në atë apartament kemi hyrë në vitin, mos gaboj, te ’93-’94.

Po tentohet që ky apartament të kalojë në emrin e babait tuaj dhe më pas t’ju kalojë pronësia ju?

Gazmend Topurja: Kismet. Muhabeti është me e marr plaku njëherë, pastaj kismet mbrapa.

Çunin ku do e lesh, jashtë?

Gazmend Topurja: Çuni po desh me nejt le të rrijë me mua, po deshi me të ëmën të ikë me të ëmën.

Faktike keni jetuar ju me gruan këtu dhe familjes i takon pjesa që i takon.

Gazmend Topurja: Kush ka kontribuar?

Bashkëshortja që ka qenë me ju…

Gazmend Topurja: Ka kontribuar, por s’ka qenë në punë. E kanë mbajtur krahët e mi.

Kontribut quhet edhe hekuri, larja e rrobave është edhe ky një kontribut në familje. Burri punon, gruaja merret me punët shtëpiake dhe Kodi i Punës i ka parashikuar këto, ia jep ligi këto jo se ja thotë gazetari i Stopit apo ju. Në një bashkëjetesë, ajo pasuri që është ndahet përgjysmë në bazë të çiftit. Unë do doja që të zgjidhej kjo çështje…

Gazmend Topurja: Zgjidhja, e para e punës unë nuk kam shtëpi aty, nuk është e imja, është në pronësi të plakut.

Jo se nuk ka përfunduar procedura e privatizimit.

Gazmend Topurja: Jo jo e ke gabim.

Si ka mundësi, ka falsifikime, kemi të dhëna që babai juaj Hasani ka pasur shtëpi tjetër në një lagje tjetër. Këtë kërkesë ai e ka bërë për ty.

Gazmend Topurja: S’e ka bërë për mua, e ka bërë për vete. Ato shtëpia m’i la mua për momentin se ishim ngushtë.

Fatura e dritave si ka dalë në emrin tuaj dhe jo në emër të Hasanit kur paska qenë e Hasanit dhe ju jeni me qira këtu?

Gazmend Topurja: Unë kam hyrë që kur është bërë pallati. Mua ma la atë hyrje sepse ashtu erdhën rrethanat për momentin.

Aplikimi i privatizimit është në emër të Hasan Topurja, por aty kanë jetuar Gazmendi, i biri dhe e shoqja e tij Irena Topurja. Në vitin 2019, pas divorcit të djalin, gjyshi ka falsifikuar certifikatat familjare të trungut familjar dhe kërkon të nxjerrë pa pjesë gruan me 3 fëmijë, duke ia lënë shtëpinë vetëm të birit në kundërshtim me ligjin.  Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Gjendjes Civile Elbasan, ku pati një takim me drejtorin për falsifikimin e dokumenteve të familjes Topurja.

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Hasan Topurja, lista emërore e punonjësve të Fabrikës së Çimentos  Elbasan, të cilët kanë marrë strehim. Kanë kaluar sa vjet…?

Regis Topurja: 26 vjet, ka kaluar afati 20-vjecar…

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Po është dosja aty, nuk ke çfarë t’i bësh. Ne hapim dosjen, se llafet i merr era.

Irena Topurja: Problemi është, se po u mor certifikata, unë nuk figuroj në trungun familjar të 1992-shit.

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Jo s’figuron ti…!

Irena Topurja: Këtu është problemi i gjithë, se po të jetë me këtë, unë OK, jam në rregull.

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Po, po!

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Me pjesë takuese 1/5.

Irena Topurja: Aq sa të më takojë…

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Po kjo pra është problemi tjetër. Atje, kudo që të shkosh, do të kërkohet certifikata, kudo që të shkosh. Edhe në fund fare, që do bëhet kontrata përfundimtare,  që të bëhet personi vetë, pronari i banesës, duhet certifikata.

Irena Topurja: Unë këtu jam në dokument këtu, unë goca e madhe  dhe burri, marr certifikatë sot unë…,unë nuk jam fare.

Regis Topurja: S’janë këto të tre, i kanë ndarë gjoja me anë të Komitetit Ekzekutiv, gjoja. E kanë nda 17 vjeç.

Dr.Enti i Banesave Elbasan: S’lejoheshe…

Regis Topurja: Po! Vetëm gratë e kishin në moshën 16 vjeçe, ndërsa burrat e kishin 18 vjeç. Ai e ka nda me anë të Komitetit Ekzekutiv Popullor 17 vjeç edhe habitshme dhe kjo e Gjendjes Civile Elbasan…

Irena Topurja: Me vërtet do e marrë shteti ose Bashkia, do i zgjidhi problemin. U privatizua shtëpia ime, Hasani ka një pronë, do i japin prapë pronë. Unë femër me fëmijë, me dy fëmijë, ku të shkoj? Në rrugë…? Ime, që bëra unë zgjidhje martese, ai ngul këmbë, janë shtëpiat e mia,- thotë,- do i marr,- thotë,- ti do dalësh jashtë bashkë me fëmijët.

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Po do i marrë,- thoji…!

Regis Topurja: Nuk, që ju atë ditë…?

Dr.Enti i Banesave Elbasan: Po më thanë gocat, që kishte bërë debat. Unë, atë ditë që erdhi mbas jush, i thashë- ik zotëri! Këtu jo, po do bëhet kështu, jo po do bëhet ashtu. I thashë,- do shihen të gjitha mundësitë. Po ti tani, se ia thashë në mënyrë shpirtërore, se e ke nip, atë s’e ke gjë,, ndërsa atë e ke nip e ke gjakun e gjakut tënd…E pastaj u kthente- e po jo unë atë nip kam,  atij do ia le. Je sot, s’je nesër- i thashë,- pse duhet të bëhesh i keq për…?Po nuk e di, ka ardhur edhe me djalin. Nesër tek  Aulona, takoje Aulonën edhe thoni kështu, kështu është problemi, se ajo ndoshta ka vajt edhe ky Hasani. Tregojani historinë dhe tregoja edhe për certifikatën! Unë do ia tregoj vetë, kur të vete te Aulona historinë tuaj dhe të certifikatës, por dhe juve thojini, ndoshta e fut në Këshill Bashkiak./tvklan.al

Tags: emisioni STOPgjendja civileRegis Topurja

TË LIDHURA

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”
Aktualitet

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

16:12 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut
Aktualitet

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë
Aktualitet

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Next Post
Eksperti i Universitetit të Oksfordit shuan shpresat: S’ka normalitet deri verën e ardhshme

Eksperti i Universitetit të Oksfordit shuan shpresat: S’ka normalitet deri verën e ardhshme

“Nga sot po dal kundër vetes”, Pipero sqaron nëse është pro apo kundër mbajtjes së maskës jashtë

“Nga sot po dal kundër vetes”, Pipero sqaron nëse është pro apo kundër mbajtjes së maskës jashtë

Genc Sulçebe: Vështirë mbajtja e maskave

Genc Sulçebe: Vështirë mbajtja e maskave

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”
Aktualitet

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

by mirseda
16:12 | 28/06/2025
0

Ky që shihni në këtë foto është Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit kriminal që drejtohej...

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

16:02 | 28/06/2025
Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

15:43 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

14:55 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com