E hënë, 1 Qershor, 2020
16 C
Tirana

Platforma me 14 pika i Metës, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

“Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren”

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një postimi në rrjetin social Facebook se çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht...

Publikohet fotoja/ Kush është 65-vjeçari që abuzoi me 15-vjeçaren

Së fundmi është bërë publike fotoja e 65-vjeçarit i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Ai quhet Abaz Doku dhe sikurse është raportuar më herët,...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot një platformë, që u ka nisur partive politike në fillim të prillit për një dialog mes tyre në përmbushje të 15 kushteve të Bashkimit Europian. Mes të tjerave, zoti Meta ka propozuar ngritjen e një Këshilli Politik, i cili mund të miratojë me konsensus unanim çdo ndryshim ligjor ose kushtetues në lidhje me reformën në drejtësi. Po sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, tha se reforma zgjedhore dhe reforma gjyqësore janë të domosdoshme dhe se duhen ndërprerë lojërat politike.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot një platformë me 14 pika, që, sipas tij, iu shpërnda në fillim të prillit institucioneve qendrore dhe faktorëve politikë, duke kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj gjyqësore. Ajo që bie në sy është propozimi “për ngritjen e një Këshilli Politik ku duhet të bëhen me konsensus unanim çdo ndryshim ligjor e kushtetuese në lidhje me reformën në drejtësi” si dhe që ky Këshill të zgjedhë me mirëkuptim kryenegociatorin për antarësimin në BE”. Struktura e këtij Këshilli duket të jetë e ngjashme me atë për Reformën Zgjedhore, si një instiltucion që anashkalon parlamentin, duke qenë ai vendimmarrrësi kryesor.

Në pikat e tjera, krahas largimit të kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, presidenti propozoi që parlamenti të tërhiqet nga paketa antishpifje dhe ndryshimi i mënyrës së betimit për Gjykatën Kushtetuese.

Zoti Meta tha se për këtë platformë nuk ka patur asnjë reagim nga subjektet politike, por kryeministri Rama mohoi që ta kishte marrë ndonjëherë këtë platformë, por shprehu gadishmërinë të takohej me opozitën dhe me partnerët e Reformës në Drejtësi. “Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura” – tha zoti Rama.

Lexo edhe :   "Brenda 5 qershorit i hedhim në llogari"/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm
Lexo edhe :   E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Platformën e bërë publike sot, zoti Meta e kishte prezantuar dje gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit europian. Më herët gjatë ditës, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim, tha se reformat zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe se këto të dyja nuk janë për të bërë pazare. Ambasadorja Kim i bëri këto komente për mediat, para se të vizitonte një nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë. Ajo theksoi se SHBA dëshiron që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i saj dhe pjesë e familjes europiane, por këto nuk mund të arrihen pa kryer reformën zgjedhore dhe atë gjyqësore.

“Reforma zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, ashtu sikurse udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe një drejtësi ashtu si SHBA dhe populli shqiptar presin” – tha zonja Kim.

Edhe mbrëmë ambasadorja Kim, hodhi dyshime për përpjekje për të penguar Reformën në Drejtësi, përmes marrëveshjeve “prapa krahëve”. Ndërsa ambasadori i BE-së, Luigi Soreca theksoi më pas se “nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat” e Reformës. /VOA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dështimi i reformës/ Yuri Kim e ashpër me politikën: Mbani fjalën para shqiptarëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me dështimin e negociatave për reformën zgjedhore në vend. Ajo ka nxitur palët që të lënë...

“Unë s’kam nuse, por dikë që më mban mirë”, Mateus Frroku flet për partneren këngëtare

Këngëtari Mateus Frroku ka zbuluar se dikush i ka rrëmbyer zemrën, por nuk ka dhënë detaje se kush është ajo. Tek "E Diell", ku...

Zbardhen emrat e qeverisë “Hoti” në Kosovë

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet që të mbahet seanca për...

Abuzimi me të miturën/ Djali i rojes: E kam denoncuar më herët, jemi konfrontuar edhe fizikisht

Lidhur me abuzimin seksual me një të mitur në Babrru, për herë të parë ka folur djali i 65 vjeçarit. Ngacmimet dhe përndjekjet e...

Djali u dhunua nga policia, Zaida Çobo shfaqet për herë të parë në ekran pas ngjarjes

Nëna e djalit të dhunuar nga policët, e cila pati një përplasje të fortë edhe me Ardi Veliun, është shfaqur për herë të parë...
WhatsApp KONTAKTO TT