E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Plagosja në Shëngjin/ Si nisi sherri në bregdet, ky është i riu i rrezikshëm

Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur në Shëngjin. Ngjarja ndodhi pas mesnate në shëtitoren e Shëngjinit, në periudhën kur të gjithë pushuesit ndodheshin jashtë.

Burime zyrtare nga polica bëjnë me dije se 24-vjeçari Markelian Pepa, banues në Lezhë është dërguar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fillimisht Pepa dhe personat me të cilët është konfliktuar janë zënë në bregdet, e më pas sherri ka vijuar deri te shëtitorja, aty ku dhe ai është goditur me thikë. Markelian Pepa mësohet se është një person problematik.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për situatën, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij...

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...