Gazetari Spartak Koka sonte në emisionin “Opinion”, komentoi atentatin ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Sipas Kokës, të paktën 3 persona janë të përfshirë në atentatin në fjalë.
Ai ndër të tjera tregoi se si janë larguar autorët pas diegies së mjetit.
“Pasi kanë vënë flakën janë pritur nga një automjet tjetër i vogël, ku i priste një person dhe automjeti ishte me targa të vjedhura.
Kemi dy autorë në “Sharan” dhe një autor në mjetin tjetër të vogël gjithashtu me targa të vjedhura. Targat e mjetit tip “Sharan” janë vjedhur një ditë më parë në një mjet “Citroen” në Fushë- Krujë, ndërsa Sharani nuk dihet se nga e ka origjinën”, u shpreh gazetari.