E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Koreja e Veriut shpall “armik” Korenë e Jugut, ndërpret të gjitha linjat e komunikimit

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Korenë e Jugut, duke e cilësuar këtë të fundit si vend “armik”.

BBC raporton se është ndërprerë edhe linja telefonike që përdorej për komunikim nga liderët e dy vendeve. Sipas mediave të huaja ky është vetëm një ndër veprimet e para të ndërmarra nga Koreja e Veriut.

Duke filluar që nga sot thirrjet ditore të cilat janë bërë në një zyrë ndërlidhëse të vendosur në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong, do të ndalen.

Kujtojmë se të dy shtetet kishin ngritur zyrën ndërlidhëse për të ulur tensionet pas bisedimeve në vitin 2018.

Dy vendet janë teknikisht ende në luftë pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje paqeje kur lufta Koreane përfundoi në 1953.

“Koreja e Veriut do të ndërpresë plotësisht dhe do të mbyllë linjën e ndërlidhjes midis autoriteteve të Veriut dhe Jugut, e cila është ruajtur përmes zyrës së përbashkët ndërlidhëse Veri-Jug … deri në orën 12:00 të datës 9 qershor 2020”, thuhet në raportin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA).

“Kanalet e komunikimit ushtarak gjithashtu do të shkurtohen”, tha Koreja e Veriut.

Kur zyra e ndërlidhjes u mbyll përkohësisht në janar për shkak të kufizimeve të Covid-19, kontakti midis dy shteteve u mbajt me telefon.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut bënin dy telefonata në ditë nëpërmjet zyrave, në orën 09:00 dhe 17:00. Të hënën, Jugu tha se për herë të parë në 21 muaj, thirrja e saj në mëngjes kishte shkuar pa përgjigje, megjithëse kontakti ishte bërë pasdite.

Lexo edhe :   Koreja e Jugut raporton numër rekord me Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...