Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Plagosi me thikë që 10-vjeç dhe vrau 2 mijë kundërshtarë politikë, kush ishte Benito Musolini

6 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Plagosi me thikë që 10-vjeç dhe vrau 2 mijë kundërshtarë politikë, kush ishte Benito Musolini

74 vite më parë, partizanët kapën dhe më pas ekzekutuan në pyjet e Italisë veriore ish-udhëheqësin italian, Benito Musolini, teksa po përpiqej të arratisej përmes kufirit me Zvicrën. Gjatë një kontrolli të një konvoji ushtarak gjerman, që po tërhiqej paqësisht, një partizan njohu Duçen, që ishte veshur si një ushtar.

Të nesërmen, ai u pushkatua bashkë me të dashurën e tij, Klareta Petaçi. Trupat iu dhanë një turme të inatosur, e cila i përdhosi kufomat, dhe i vari ato me kokë poshtë te Piazzale Loreto në Milano. Po kush ishte Benito Musolini, dhe si arriti të drejtojë për 20 e ca vite, një nga kombet kryesore të Evropës Perëndimore?

Musolini u përjashtua që në vogëli nga shkolla, për plagosje me thikë

I lindur në vitin 1883 në Verano di Kosta, rreth 65 km në juglindje të Bolonjës, Benito Musolini ishte një fëmijë me karakter të vështirë. Babai i tij ishte një farkëtar, dhe socialist i devotshëm. I prirur drejt akteve perverse dhe dhunës, Musolini u dërgua nga prindërit e tij në shkolle katolike, me një disiplinë të rreptë dhe me konvikt.

Por mjedisi i ri, nuk arriti të zbusë sjelljen e tij, dhe në moshën 10 vjeçare, ai u dëbua pasi theri me thikë një nxënës tjetër. Para se të mbushte 20 vjeç, ai plagosi edhe disa shokë të tjerë, përfshirë një nga të dashurat e tij.

Ai u ndikua shumë nga romani “Të mjerët” i Viktor Hygo

Musolini u prek thellë nga kryevepra e shkrimtarit francez Viktor Hygo “Të mjerët”. Se në çfarë rrethanash u njoh me këtë roman, kjo nuk është shumë e qartë. Disa historian, thonë se babai i Musolinit e lexonte romanin me zë të lartë për familjen në shtëpi, ndërsa dëshmi të tjera pohojnë se Musolini e dëgjoi atë të lexohej në publik nga banorët e fshatit së tij, në mbledhjet gjatë kohës së dimrit.

Ai shkroi një roman, ku vinte në lojë Kishën Katolike

Në vitin 1909, Mussolini shkroi librin “E dashura e Kardinalit”, një fision historik me ngjarjet e vendosura në Italinë e shekullit XVII-të. E botuar fillimisht pjesë-pjesë në shtyp, versioni i librit u bë jashtëzakonisht popullor, dhe u përkthye njëkohësisht në 10 gjuhë. Vetë Musolini, e përshkroi atë si “një roman skandalistik” dhe “një libër të pisët” Me gjuhën e tij të shfrenuar dhe komplotin plot imagjinatë, romani tallej hapur me Kishën Katolike.

Ai themeloi një parti politike fashiste

Arritja e parë e Mussolinit në politikë, ishte me Partinë Revolucionare Fashiste, të cilën e themeloi në vitin 1915. “Manifesti Fashist”, i qarkulluar që në vitin 1919, ishte një projekt i hershëm për një lëvizje populiste, që kërkonte të drejta të plota të votimit për burrat dhe gratë, zhdukjen e Senatit (që dominohej nga aristokracia), dhe taksa të larta mbi të pasurit.

Por në vitin 1921, Musolini riformësoi dhe riorganizoi partinë si Partia Fashiste Kombëtare, këtë herë duke e vënë theksin më shumë tek nderimi (dhe madje edhe hyjnizimi) i identitetit kombëtar italian.

Musolini u frymëzua nga Perandoria Romake

Nostalgjia, ishte një element kryesor i lëvizjes fashiste të Musolinit. Për të angazhuar publikun në të, ai riprodhoi shumë simbole të vjetra të lidhura me lavdinë historike të Romës, si përshëndetja me krahun e shtrirë përpara, apo edhe simbolet e vjetra.

Edhe termi fashist, i bënte jehonë fashave romake, një grup shkopinjsh të lidhur së bashku, që përdoreshin në Romën e lashtë për të treguar autoritetin. Por Musolini ishte duke përdorur në fakt një term ekzistues, fascis , i cili ishte popullor tek grupet radikale italiane që në fillim të viteve 1890.

Musolini terrorizoi bashkatdhetarët e tij.

Ndonëse fashizmi vlerësonte vlerat tradicionale dhe unitetin kombëtar, në praktikë Musolini dhe pasuesit e tij, vepruan më shumë si një mafia kriminale. Ata terrorizuan Italinë duke shënjestruar komunistët, dhe duke bastisur zyrat e gazetave dhe organizatat e pavarura. Brenda dy vjetësh, Musolini urdhëroi vrasjen e rreth 2000 kundërshtarëve politikë brenda Italisë.

Ai e detyroi mbretin e Italisë t’i hapte rrugë, dhe të vendoste diktaturën

Kur Musolini nisi aktivitetin e tij politik, mbreti i Italisë ishte Viktor Emanueli III. Në tetorin e vitit 1922, kur Musolini dhe pasuesit e tij marshuan drejt Romës, Emanueli u frikësua se rezistenca ndaj fashistëve, vetëm sa do të sillte më shumë gjakderdhje dhe kaos. Mbreti nuk bëri asnjë rezistencë, dhe këmishëzinjtë e Musolinit mësynë qetësisht në Romë.

Me qëndrimin e tij, mbreti e legjitimoi marshimin, duke e emëruar Musolinin kryeministër, me mendimin se kjo do ta nxiste këtë të fundit të bashkëpunonte me parlamentin. Në fakt, nuk ndodhi kështu. Musolini e përdori popullaritetin e tij, për të vendosur diktaturën në vitin 1925.

Duçe miratoi pa paralajmërim ligje kundër hebrenjve

Ndryshe nga Hitleri në Gjermaninë naziste, Duçe nuk u soll në fillim shumë ashpër ndaj hebrenjve. Deri në vitin 1938, hebrenjtë italianë, u panë si pjesë e kombit, dhe u lejuan t’i bashkoheshin Partisë Fashiste. Por situata ndryshoi thuajse brenda natës. Në korrikun e atij viti, qeveria filloi miratimin e ligjeve anti-hebreje.

Disa muaj më vonë, Musolini njoftoi se “hebrenjtë e huaj” do të dëboheshin, dhe ata që kishin marrë nënshtetësinë italiane pas janarit 1919, do ta humbnin atë. Se çfarë çoi në këtë ndryshim qëndrimi është e paqartë. Historianët debatojnë ende sot, se deri në çfarë mase vetë Musolini kishte besime antisemite. Mendohet se ai mund të ketë ndryshuar qëndrim, për të forcuar aleancën e tij me nazistët.

Hitleri qau kur takoi Musolinin

Për Adolf Hitlerin, Musolini ishte një shembull. Hitleri admironte aftësitë e tij politike, stilin e tij dramatik të të folurit, dhe talentin e tij në përdorimin e një nacionalizmi brutal për mobilizimin e masave. Në vitin 1923, Hitleri u përpoq dhe nuk arriti të përsëriste suksesin e Musolinit në Gjermani.

“Puçi i Birrarisë së Mynihut” dështoi, dhe Hitleri u burgos për disa kohë. Kur u ngjit në pushtet, Hitleri kopjoi shumë nga ndikimet diktatoriale të homologut të tij italian, duke përfshirë edhe përshëndetjen e tij famëkeqe. Musolini e shijonte adhurimin e Hitlerit. Ai i tregoi të dashurës së tij, Klareta Petaçi në vitin 1938 se Hitleri “ishte i përlotur” kur e takoi.

Musolini ekzekutoi edhe dhëndrin e tij…

Me urdhër të Hitlerit (dhe me ndihmën e forcave gjermane), Musolini mori sërish pushtetin në Italinë veriore, pasi ishte rrëzuar në shtatorin e 1943-shit. Ai kërkoi menjëherë hakmarrje ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët ai besonte se e kishin tradhtuar. Një prej tyre ishte dhëndri i tij, Galeaco Çiano, ministri i Jashtëm i qeverisë fashiste. Djali i Cianos më vonë shkroi një libër me kujtime të titulluar “Kur gjyshi ekzekutoi babain”./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 10 vjecBenito MusolinikundershtarekushPlagosipolitikethikevrau 2 mijë

TË LIDHURA

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro
Aktualitet

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

16:39 | 28/05/2025
U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe
Aktualitet

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

16:20 | 28/05/2025
Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori
Aktualitet

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

16:16 | 28/05/2025
Next Post
“Patozin e futi Berisha”, Rama: Si do përdoret “Bindja Demokratike” nëse Luli bie nga pema

“Patozin e futi Berisha”, Rama: Si do përdoret “Bindja Demokratike” nëse Luli bie nga pema

Seriali i vrasjeve në Shkodër, shkarkohet nga detyra shefi i policisë

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, policia rrethon zonën

U regjistrua zyrtarisht në zgjedhje, Patozi: Kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit

U regjistrua zyrtarisht në zgjedhje, Patozi: Kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro
Aktualitet

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

by mirseda
16:39 | 28/05/2025
0

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro Operacioni...

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025
U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

16:20 | 28/05/2025
Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

16:16 | 28/05/2025
Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

16:10 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com