Të shtëna me armë zjarri në Luarz në Velipoje. Forca të shumta policie kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Deri tani nuk raportohet për të plagosur, apo viktima. Mësohet se policia ka rrethuar të gjithë zonën. Dyshohet se ka pasur përplasje me armë mes disa personash. Policia ka gjetur vetëm disa gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Të njoftuar për të shtënat me armë, drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e FNSH-së dhe ndërkohë e gjithë zona është rrethuar nga policia.