E mërkurë, 4 Gusht, 2021
28.5 C
Tirana

Pipero: Vaksinën anti-covid do ta bëj live në studio

Mjeku Infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” se vaksinën kundër COVID-19 do e bëjë live në studio.

Pipero theksoi se do të jetë ndër të parët që do e marrë këtë vaksinë sapo ajo të mbërrijë në Shqipëri.

Ndërkohë, Pediatrja Gjeorgjina Kuli ka folur në lidhje me efektet anësore të vaksinës anti-COVID, duke thënë se asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurt.

Gjeorgjina Kuli: Asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurt, e them për efektet anësore, jo për proteksionin. Ka afekte anësore të rëndësishme dhe efekte anësore jo të rëndësishme siç mund të jetë një temperaturë e lehtë. Është herët dhe nuk mund të japim përgjigje 100% .

Blendi Fevziu: Personalisht do ta bëje vaksinën?

Gjeorgjina Kuli: Unë mezi po pres në fakt, se jam e pa sëmurur.

Blendi Fevziu: Pipero do ta bëje?

Pëllumb Pipero: Po, po, do ta bëj i pari, do ta bëj në studio, live. Por, përgjithësisht vaksinat japin shumë pak efekte anësore afat largëta, nëse japin e kanë afat shkurtra. Efekte anësore e një vaksine quhet dhe skuqja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...