gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përzgjedhja e kandidatëve në PD, Bardhi: Rama nuk e di çfarë do të thotë votë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bardhi publikon përgjimet: Rama më i frikësuari nga zgjedhjet brenda PS-së

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhit tha se kryeministri Edi Rama është i shqetësuar për procesin e zgjedhjes së kandidatëve në parti, sepse e di që kjo është e vërtetë.

Sipas Bardhit, ky proces ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Bardhi shprehet se Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv.

Ai ka publikuar edhe  deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që kanë asistuar PD në këtë proces dhe ku i sugjerohet kryeministrit Rama që ta marrë si shëmbull.

Postimi i Bardhit në Facebook

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.

Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

____*____

Më poshtë për kujtesë deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që na kanë asistuar në këtë proces demokratik, ku i sugjerohet Edi Ramës që ta marr si shëmbull:

THIBAULT MUZERGUES

Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

ALEX SHELBROOKE

Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik

“Puna që  bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”.

FONDACIONI BRITANIK “WESTMINISTER FOUNDATION FOR DEMOCRACY”

“Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë  një Komision  të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”.

 

Tags: deputetëedi ramaGazment BardhiPDperzgjedhja e kandidateve

TË LIDHURA

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Dibër
Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Dibër

11:14 | 25/03/2026
Vrasja në Kuman/ 80-vjeçari qëllon gruan.
Aktualitet

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari bie nga shkëmbi, ndërron jetë

11:04 | 25/03/2026
Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin
Aktualitet

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

10:10 | 25/03/2026
Next Post
Në burg apo karantinë? Ronaldo befason me ndryshimin drastik

Në burg apo karantinë? Ronaldo befason me ndryshimin drastik

Presidentja e KE-së zbulon se kur do të mbahet konferenca e donatorëve

Braktisi samitin e BE, del përgjigjja e testit për Ursula von der Leyen

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

by mirseda
11:16 | 25/03/2026
0

Ndaj Polonisë, nuk ishte një grumbullim i lehtë për Shqipërinë, kjo për shkak të disa mungesave të...

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Dibër

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Dibër

11:14 | 25/03/2026
Vrasja në Kuman/ 80-vjeçari qëllon gruan.

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari bie nga shkëmbi, ndërron jetë

11:04 | 25/03/2026
Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

10:10 | 25/03/2026
Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com