Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pesë të ndaluarit për inceneratorin e Fierit mbeten në burg, gjashtë të tjerët në “arrati”

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pesë të ndaluarit për inceneratorin e Fierit mbeten në burg, gjashtë të tjerët në “arrati”

Pesë të arresuarit dy ditë më parë për aferën e inceneratorit të Fierit, u njohën të premten më 18 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe masën e sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për pesë të arrestuarit Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani dhe Enver Sheshi.

Dervishaj akuzohet se në cilësinë e supervizorit ka miratuar dhe më pas ka dorëzuar pranë ministrive përkatëse situacioe për punime fiktive të shoqërisë së Klodian Zotos që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Ndërsa katër të tjerët janë proceduar për krijimin e skemave mashtruese me Tatimin e Vlerës së Shtuar, TVSH, po në funksion të shoqërisë së Zotos.

Të mërkurën më 16 nëntor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se kishte avancuar hetimet për inceneratorin e Fierit duke siguruar në gjykatë më 11 nëntor 11 masa sigurie të reja, nga të cilat 10 “arrest në burg” dhe një në “arrest shtëpie”. Por gjysma e urdhërndalimeve të reja nuk janë ezkekutuar. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, për inceneratorin e Fierit janë nën hetim 20 persona.

Përfaqësuesi ligjor i një prej të hetuarve, Juri Ymerajt, deklaroi të premten për mediet se klienti i tij gjendej jashtë shtetit për arsye shëndetësore. Avokati Loren Liço vërejti se Ymeraj ishte paraqitur disa herë pranë SPAK për të dhënë shpjegime dhe se kishte njoftuar në prokurori për largimin e tij jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore. Ai theksoi se nuk kishte prova që përfshijnë Ymerajn në ndonjë rrethanë të paligjshme.

SPAK nuk ju përgjigj pyetjeve që BIRN i drejtoi lidhur me të dhënat e personave për të cilët nuk është bërë e mundur të ekzekutohet urdhër ndalimi dhe veprat penale për të cilat akuzohen; nëse dyshohet për dekonsipirim të hetimit; si dhe nëse po hetohet në këtë drejtim. “Çështja është në hetim dhe nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja”, pohoi për BIRN koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Si përgjegjës për aferën korruptive në inceneratorin e Fierit është akuzuar më parë Klodian Zoto, aksioneri kryesor i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k. i cili vijon të jetë në arrati, si dhe administratori i kësaj shoqërie, Arenc Myrtezani, i ndaluar më parë. Po ashtu, hetimet kanë zbuluar përgjegjësi penale për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e tij të Përgjithshëm, Alqi Bllako, si dhe për anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi.

Sipas SPAK, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet nga kompania koncesionare në këmbim të favorizimit të kësaj të fundit, ndërsa Bllako ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes punësimit fiktiv të babait të tij në inceneratorin e Tiranës, përmes një page prej 6 mijë eurosh në muaj për periudhën tetor 2018-janar 2020. Koka dhe Bllako janë vënë në pranga, ndërkohë që Klodian Zoto mbetet në arrati.

Në këtë aferë korruptive rezulton të jetë krijuar edhe një skemë tjetër mashtrimi për sigurimin e përfitimeve të paligjshme nëpërmjet TVSH-së. Sipas SPAK, shtetasit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi dhe Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skemën e mashtrimit me TVSH, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.. Nga kreditimi i TVSH-së nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59.9 milionë lekësh./Reporter.al

Tags: inceneratori i fieritSPAK

TË LIDHURA

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

13:19 | 11/04/2026
“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Next Post
Mero Baze promovon librin e tij “Republika e Parë” (FOTO)

Mero Baze promovon librin e tij “Republika e Parë” (FOTO)

Aeroporti i Limës/ Dy zjarrfikës humbën jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit gjatë ngritjes

Aeroporti i Limës/ Dy zjarrfikës humbën jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit gjatë ngritjes

Rudina Hajdari konfirmon divorcin (VIDEO)

Rudina Hajdari konfirmon divorcin (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com