E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Pesë muaj koronavirus

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Ilir Beqaj

U mbushën 5 muaj (22 javë) që prej rastit të parë të konfirmuar me Covid-19 në Shqipëri. Deri më tani Shqipëria është një nga vendet e prekura në shkallë relativisht të ulët nga Covid -19. Megjithëse prej 5-6 javësh vendi nuk është në situatë të qartë për të ardhmen e afërt dhe afatmesme.

Që prej fillimit Shqipëria ka 20 raste pozitive për 100 mijë banorë. Grupmoshat më të prekura janë 30 – 49 vjeç.

Në javën e fundit vihet re një rritje më e ndjeshme e peshës specifike të rasteve pozitive ndaj totalit të grupmoshës 20 -29 vjeç. Tabela të vijim tregon ecurinë e peshës specifike të rasteve pozitive sipas grupmoshave.

4 korrik 11 korrik 18 korrik 25 korrik 1 gusht 8 gusht
0 – 9 2.6% 2.9% 2.6% 2.5% 2.6% 2.2%
10 – 19 5.3% 5.2% 5.4% 5.6% 5.4% 4.7%
20 – 29 13.1% 13.1% 13.5% 13.5% 13.0% 15.7%
30 – 39 19.7% 19.6% 19.5% 19.3% 19.4% 18.0%
40 – 49 20.4% 20.3% 20.2% 19.8% 20.0% 17.4%
50 – 59 18.1% 17.8% 17.8% 17.8% 17.9% 16.9%
60 – 69 12.4% 12.4% 12.2% 12.6% 12.7% 14.3%
70+ 8.5% 8.7% 8.9% 8.9% 9.0% 10.8%

 

Kjo mund të vijë si rezultat i rritjes së numrit të të prekurve në moshën 20 – 29 vjeç si pasojë e mosrespektimit të rregullave të vendosura nga qeveria për distancimin në plazhe, pishina dhe lokalet e argëtimit. Këta të rinj mund ta përhapin më lehtë në gjyshërit e tyre me të cilët mesa duket ende bashkëjetojnë.

Duke qënë se Case Fatality Rate në grupmoshat mbi 60 vjeç është ndjeshëm më e lartë, qeveria duhet të ndërmarrë një strategji të veçantë sesi mund të këputet zinxhiri i transmetimit tek të moshuarit.

Rritja e kapaciteteve të testimit nuk po shoqërohet ende  me ulje të Test Positivity Rate. Përkundrazi, ky tregues vijon prirjen rritëse. Duhet ndryshuar qasja mendoj unë. Tamponi nuk mund të merret më vetëm nga skuadra mjekësore që vijnë në vendbanim. Kjo vlente në periudhën e lockdown. Duhet të ngrihen qendra të marrjes  së tamponëve në territor. Të paktën t’u kursejmë epidemiologëve kohën e panevojshme të vajtje – ardhjeve në banesë të të dyshuarve.

Ditët e fundit janë shtuar zërat publikë që janë kritikë ndaj qeverisë dhe masave të saj në përballje me Covid-19.

Sipas këtyre zërave, publiku duhet të ditka se a jemi në pikun e pandemisë, a jemi në ngjitje, a po shkojmë drejt platosë, ku jemi me daljen nga pandemia. Po ti lexosh duken pyetje të bukura. Po cili qenka ai vend që i qenka përgjigjur këtyre pyetjeve?

Të enjten, kryeministri hollandez iu drejtua bashkëqytetarëve të vet . Midis të tjerash është shprehur :

“Po shpresonim për një verë të lehtë e pa shumë përgjegjësi, por fatkeqësisht ky nuk është një opsion. Corona-virusi po nxjerr kokën sërish; numri i infeksioneve është rritur në javët e fundit dhe avantazhi që ndërtuam kundrejt virusit në muajt e fundit po vihet në kërcënim. Ndaj, mesazhi i sotshëm është që nuk duam një lockdown të dytë dhe një gjë e tillë nuk ka pse të ndodhë detyrimisht. Na takon të gjithëve të sigurohemi se mund ta shmangim.

Lexo edhe :   Pandemia/ Britania mund të shënojë mbi 50 mijë raste në ditë nga mesi i tetorit
Lexo edhe :   Pandemia/ Britania mund të shënojë mbi 50 mijë raste në ditë nga mesi i tetorit

Mes muajve maj dhe korrik e vumë virusin nën kontroll duke respektuar rregullat bazë e shumë njerëz po i ndjekin ende këto rregulla, por gjithnjë e më shumë njerëz po tregohen të shkujdesshëm, gjë që ka rezultuar së fundmi në rritjen e numrit të infektimeve. Rregulli bazë mbetet jetësor: ruani distancën prej 1.5 metrash, qëndroni në shtëpi nëse ndjeni simptoma, dhe testohuni! Punoni prej shtëpisë dhe shmangni grumbullimet e mëdha sa më shumë të jetë e mundur dhe vazhdoni të lani duart. Kjo vlen në veçanti për qytetin e Amsterdamit, që ka një mesazh për turistët, vendas e të huaj: ju lutemi, shmangni zonat me ngarkesë në Amsterdam sa më shumë të jetë e mundur.”

Nuk kuptoj disa të tjerë, që duket sikur mezi presin më të keqen kur deklarojnë se :”Mund të fundosemi nëse ….”.

Megjithatë, do të duhet të mirëpresim çdo këshillë e të hulumtojmë çdo eksperiencë të suksesshme në mbarë rruzullin.

Sipas agjencisë Bloomberg, duhet të mësojmë nga strategjia e e testimit e Zelandës së Re, nga strategjia e shkollave e Danimarkës dhe nga strategjia e komunikimit me publikun e Ugandës.

Ballkan

Në Ballkan, Shqipëria është në mesin e renditjes, qoftë për raste të reja, qoftë për fatalitete.

Vlerësohet se i gjithi Ballkani nuk ka qënë në gjendje të përfitojë nga anvantazhet e masave të rrepta. shtrënguese të javëve të para. Kjo temë ka qënë së fundmi edhe në vëmendjen e revistës prestigjoze “Thë Economist”.

Edhe Greqia që ka numër shumë të ulët qoftë të rasteve, qoftë të fataliteteve, javën e fundit ka raste të reja në ditë në nivelet më të larta.

* * *

Me të drejtë, çdokush që lexon këto rradhë, ka të drejtë të shtrojë pyetjen – po shkruesi i këtyre rradhëve çfarë këshille ka për të dhënë. Për mua, primare është ndjekja me sa më rigorozitet e këshillave të autoriteteve publike dhe vendosja e një komunikimi të vazhdueshëm me mjekun e familjes. Prej shumë javësh, të njohur, miq e të afërm më kontaktojnë për të më pyetur qoftë kur kanë një shqetësim konkret, qoftë në parim, qoftë për orientim. Midis të thjerash u kam thënë se duhet që me shenjat më të para dyshues të kontaktojnë mjekun e familjes. Jo të gjithë ka rezultuar se e dijnë cilin kanë mjek familje. Por më e keqja, është se edhe pse prej javësh ua kam dhënë këtë këshillë, askush nuk ka marrë mundimin të mësojë se kush është mjeku i tij i familjes.

Prandaj, miq të dashur! Javën e ardhshme, google-oni 5 minuta më pak në ditë dhe ju siguroj që nëse bëni përpjekje minimale do të dini cili është mjeku juaj i familjes. Seicili prej tyre di shumë të tepër se të gjithë ne, edhe së bashku.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Alarm për bom*ë në kullën Eiffel

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...