E martë, 29 Shtator, 2020
20 C
Tirana

Situata nga pandemia/ Spahia: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë!

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

Pandemia/Rama jep lajmin e madh për lokalet

Bizneset vuajtën pasojat e koronavirusit. Shumë prej tyre kapitulluan, e shumë të tjera janë në fije të perit, duke mos gjeneruar shumë të ardhura....

Rriten tensionet/ Droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do vazhdojnë të mbrojnë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

SPAK pezullon kreun e OFL-së, Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, një reagim është përcjellë nga ana e ish-shefit të antidrogës së...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“Ka ardhur koha që të japë llogari”, Erdogan reagon pas luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar ashpër ndaj Armenisë, lidhur me luftën që ka nisur me Azerbajxhanin. Turqia është vënë në mbështetje të...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i ka drejtuar 10 pyetje kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me situatën e pandemisë.

Pyetjet janë kryesisht të lidhura me shërbimin në spitalet COVID, stafin mjekësor, rritja e buxhetit për shëndetësinë, tamponët etj.

Pyetjet e ngritura nga Bardh Spahia:

1-Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?

2- A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?

3- Cfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?

4- Cfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?

5- Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?

6- Cfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?

Lexo edhe :   Turqia teston vaksinën e parë kundër koronavirusit

7- Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?

8- Nga janë marrë e me cfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?

Lexo edhe :   "Vendi po përballet me një katastrofë”, Basha: PD me plan konkret për daljen nga kriza

9- Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?

10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zidane largon yllin e radhës nga Real Madrid

Zinedine Zidane duket se do të largojë një tjetër yll nga Los Blancos. Pas largimit të Gareth Bale, flitet edhe për një largim të Luka...

Itali/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Prej ditësh tashmë, Italia po përballet me një rritje graduale të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gara për KQZ-në e re, Komisioni i Posaçëm nis “filtrimin” e 53 kandidatëve

Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka nisur sot me seancat dëgjimore të 53 kandidatëve të kualifikuar që garojnë për postet në KQZ-në e re. Kjo...

Azerbajxhani kërcënon se do të shkatërrojë sistemet raketore të Armenisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ka kërcënuar sërish Armeninë, lidhur me konfliktin për rajonin Nagorno-Karabak. Ai deklaroi se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit...