E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Pesë arsyet pse botës do t’i mungojë Donald Trump-i

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Nga: Melinda Haring “National Interest”

Donald Trump do të hyjë në histori si presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara. Si një republikane e përjetshme dhe një mbështetëse e lëvizjes “Never Trump”, unë nuk e duroja dot atë njeri. E megjithatë, sot e them se do të më marrë malli për të. Ja cilat janë 5 arsyet pse edhe botës mund t’i mungojë Donald Trump.

Së pari, ndërsa Filip Rot vuri në dukje se Trump “zotëron një fjalor prej vetëm 77 fjalësh”, e vërteta është se presidenti në ikje kishte një fjalor të jashtëzakonshëm. Ai mund të mos ketë qenë shumë koherent me gjërat që bënte, por ishte gjithmonë i vlerësueshëm.

Sulmet e Trump ndaj gramatikës dhe sintaksës, zakonisht të bëra me shpërthimet e tij prej vetëm 280 shkronjash në rrjetet sociale, ishin të dhimbshme për puritanët, por të paharrueshme për të gjithë të tjerët. Ata i dhanë një jetë të re secilit prej nesh që merret me fjalën. Nuk do të vonojë shumë dhe gazetarët dhe analistët, do ta dëshirojnë rikthimin e spektaklit të tij ekstravagant.

Së dyti, gjatë presidencës së tij kishte drama. A u pushua nga puna Sekretari i Shtetit? A do të sulmojë presidenti Korenë e Veriut? A e dëgjuat atë që sapo bëri Trump? Sot thojini lamtumirë të gjithë kësaj. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Uashingtonit të shtunën në mbrëmje duke kërcyer dhe duke tundur flamuj amerikanë,si të ishin duke festuar gjatë një parade të 4 Korrikut në një qytet të vogël. Nuk pati dhunë. Zhurma më e madhe në shesh vine nga një zile dhe nga vajza ime 5-vjeçare që brohoriste “USA, USA!”.

Së treti, Trump shpërfilli diplomacinë tradicionale. Trump dërgoi raketat “Javelin” në Ukrainë, diçka që paraardhësi i tij refuzoi të bënte. Obama pretendonte se armatosja e ukrainasve do të zemëronte “ariun” rus, duke i zhytur Shtetet e Bashkuara në një luftë tjetër.

Ai e kishte gabim. Fillestari në politikën e jashtme, Donald Trump, bëri lëvizjen e duhur, duke i dhënë Ukrainës siguri më të madhe, dhe garanci për mbështetjen nga ana e SHBA-së. Kur Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian Kasëm Sulejmani, ekspertët parashikuan katastrofën. Por kjo gjë nuk ndodhi. Trump bindi Bahreinin, Sudanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të njohin shtetin e Izraelit. Dhe këto janë arritje reale.

Lexo edhe :   Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, Kim: SHBA mbështet Shqipërinë
Lexo edhe :   Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, jep mesazhin e koduar

Sigurisht, ai ishte me fat në disa raste. Por politika e tij e jashtme, e rriktheu aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të projektuar fuqinë e vet për dekada. Nga ana tjetër, lejimi i Arabisë Saudite që të vriste brutalisht një gazetar të njohur saudit në konsullatën e saj në Stamboll, duke përkrahur kështu autokratët në Riad, dhe vendosja e Majkëll Pak në kontrollin e transmetimeve ndërkombëtare të SHBA ishin gabime epike. Gjithsesi, sukseset e tij të dukshme na kujtojnë se ndonjëherë gjërat mund të bëhen duke injoruar studimet e Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme.

Së katërti, nuk ka pasur kurrë një drejtor komunikimi të Shtëpisë së Bardhë si ai më parë, dhe nuk do të ketë më kurrë. Analistët e think-tankeve, dhe askush nga republikanët nuk e kishin idenë se cilat ishin mundësi që krijoheshin kur një yll i televizionit u zgjodh president në vitin 2016, pa pasur asnjë ekip të vërtetë profesionistësh me vete. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur më.

Së fundmi, indiferenca dhe paaftësia e Trump, i dha mundësi të shkëlqenin profesionistët e karrierës dhe Kongresit. Kur presidenti u përpoq të zeronte programet e rëndësishme të shkëmbimit që sjellin të huaj në Shtetet e Bashkuara, Kongresi ia refuzoi projektin.

Kur presidenti u përpoq të zvogëlojë dy të tretat e buxhetit për Nismën Kombëtare të Demokracisë, ndodhi e njëjta gjë.

Dhe kur Trump u përpoq të shantazhonte presidentin e Ukrainës për të hapur një hetim të motivuar politikisht, ishin nëpunësit civilë parimorë, zyrtarët e shërbimit të huaj diplomatik dhe pjesëtarët e ushtrisë që e demaskuan në publik. “Mbreti i çmendur” bëri më të keqen, por më e mira jonë, bëri më të mirën.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/feature/5-reasons-why-world-will-miss-donald-trump-172559

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...

Mbante armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit të rrezikshëm

Uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçar, i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Shtetasi me inicialet O.I., rezulton me precedent të...

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...

Balla dhe 17 deputetë kërkesë Ruçit: Komision për raportin e Dick Marty-t

Prej javësh, mazhoranca ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Basha, në lidhje me rolin tij në hetimet ndaj UÇK-së. Nga ana tjetër, kreu...