Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse Kosova po tradhton ata që i dhanë lirinë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/Debati i nxehtë që ka hapur iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh”, ka bërë që shumë vende Perëndimore që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, të ndjehen të tradhtuara.

Jo vetëm debatet e Carl Bildt me Hashim Thaçin, apo zemërimi i administratës gjermane apo franceze, por dhe shumica e shtypit amerikan, ndjehen të tradhtuar jo nga përfundimi i këtij procesi, por nga nisja.

Dhe arsyeja është e qartë. Ky është i vetmi proces që vlen për Serbinë, vetëm si nisje, dhe jo si përfundim.

Nisja e këtij procesi hedh në kosh të plehrave investimin Perëndimor në Kosovë, luftën për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Tani pas 20 vitesh, fare papritur vihen në diskutim kufijtë për të cilët ata u investuan, dhe kjo është një thyerje e marrëveshjes me Perëndimin.

Këtë traumë të Perëndimit zyrtar që e ndjejnë zakonisht diplomatët e racës, e bën dhe më të rëndë fakti që Serbia nga ky proces e ka fitoren paradhënie. Pra, Serbia fiton në këtë proces vetëm se ai nis, dhe jo si ai mbaron.

Nisja e këtij procesi i jep të drejtë Serbisë të tregojë si të gabuar investimin e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj, dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë, në atë kohë kundër Kosovës.

Pra, është një proces për të cilin nuk ka rëndësi fundi. Dhe nëse Kosova e jep Veriun, dhe nëse merr ca katunde afër Gjilanit prej Serbisë, dhe nëse nuk bën asgjë, Serbia është e fituar, pasi dokumenton se investimi i Perëndimit për Kosovën ishte i gabuar, dhe këtë e ka të konfirmuar nga pala kosovare.

Është kjo arsyeja që Perëndimi ndjehet i tradhtuar nga ky proces, edhe pse ndonjë politikan i Perëndimit në Bruksel apo SHBA, që nuk e mban mend fare çfarë bëri Perëndimi për Kosovën, mund ta sodisë i pa shqetësuar këtë proces.

Ky nuk është një proces që ka ndonjë rëndësi si përfundon për Serbinë, pasi Serbia nuk ka ndërmend ta përfundojë kurrë. Ajo do vetëm ta fillojë, dhe është gati afër suksesit. (TemA)

Tags: BrukseldhanëkosovalirinëPerendimiperseSHBAtradhton

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Emri+Foto/‘Bosin’ shqiptar e gjen belaja në Britani

Kryefamiljari i shokuar nga maskat: Pamë tmerr me sy, mund të kishim vdekur

Pas Britanisë dhe Holandës, gangsterët shqiptarë 'pushtojnë' këtë shtet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

by mirseda
19:48 | 06/06/2026
0

Protesta përpara Kryeministrisë ka marrë një tjetër ngjyrim këtë pasdite, kur në podiumin e fjalimeve janë ngjitur...

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com