Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse ishte e mërzitur “opozita e re” dje në Parlament?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse ishte e mërzitur “opozita e re” dje në Parlament?

Nga: Ervis Iljazaj

Dallohej qartë dje në seancën parlamentare frika e madhe e deputetëve për një marrëveshje të mundshme midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në të gjitha fjalimet e djeshme, ndoshta fjala më e përdorur ishte marrëveshje. Dhe për këtë arsye, ndihej dëshpërimi që kishin për herë të parë që nga dita që kur pranuan të mos dorëzonin mandatet parlamentare, apo të zëvendësonin ata deputetë që i dorëzuan ato.

Në fakt, dëshpërimi më i madh i “opozitës së re” nuk ishte aspak nga marrëveshja e mundshme midis Ramës dhe Bashës, pasi askush nuk e di ende në këtë situatë se çfarë do të sjellë kriza politika që po kalojmë. E vërteta është se, edhe deputetët e rinj vetë e kuptojnë fare mirë se ata nuk janë opozita shqiptare. Në këtë kuptim, dëshpërimisht gjenden në një situatë shumë të sikletshme që askush nuk do të donte të ishte. Nga një anë janë deputetë që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë dhe, nga ana e tjetër, edhe pse kanë një mandat formalisht kushtetues, mazhoranca dhe Edi Rama nuk i konsideron kundërshtarët e tij të vërtetë politikë.

Të gjendur në këtë pozicion absurd politik për një deputet, ishte e qartë që në fillim se, “opozita e re” nuk do të krijonte asnjë frymë politike reale, por përkundrazi, shpeshherë janë vendosur edhe në pozicione komike. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi opozita politike është vetëm një. Termi “opozitë e re” është në vetvete një paradoks logjik, që s’ka asnjë sistem politik që mund ta mbajë. Opozitë janë vetëm ato forca politike që qytetarët kanë mandatuar me votën e tyre për të qenë të tilla. Dhe më 25 qershor shqiptarët mandatuan për t’i përfaqësuar Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku deputetët e rinj nuk janë pjesë e tyre.

Madje, opozita e re jo vetëm që qytetarët shqiptarë nuk i përfaqëson, por as në Parlamentin aktual nuk përfaqëson kundërshtarin politik të Edi Ramës. Në këtë kuptim, as Edi Rama nuk e do opozitën e re. Dhe sa herë që është i detyruar të replikojë me deputetët e rinj të Parlamentit, dallohet qartë sikleti që ka në këto përballje, deri në bezdi. Jo për faktin se ka ndonjë simpati të veçantë për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, por thjesht sepse ata janë kundërshtarët e tij politikë. Dhe që të jesh i legjitimuar si palë politike, qoftë edhe në pushtet, ka nevojë gjithmonë për kundërshtarin. Ka nevojë për dialektikë politike, e cila zhvillohet vetëm midis atyre që përfaqësojnë realisht qytetarët shqiptarë. Ndryshe është e gjitha një situatë e sikletshme që nuk e pranon as vetë kryeministri Rama, megjithëse në fjalimet e tij ka përpjekje të sforcuara për të legjitimuar deputetët e rinj si kundërshtarët e tij.

Nga të gjithë deputetët e rinj, të cilët kanë marrë mandatin e deputetit, ka tipologji të ndryshme. Ka nga ata që e kanë pranuar atë post thjesht për të marrë një rrogë, apo një pension të përjetshëm, dhe që nuk kanë lidhje me politikën, përveçse kanë valëvitur në ndonjë rast mitingu politik flamurin e partisë për të cilën kanë bërë fushatë. Ose më keq akoma, ka deputetë, të cilët me paraqitjen e tyre deri më tani, të bëjnë të qash dhe të qeshësh në të njëjtën kohë. Kjo pa dyshim është përgjegjësi edhe e vetë partive politike, PD dhe LSI, të cilat kur hartojnë listat, i bëjnë ato me papërgjegjshmëri të theksuar.

Sigurisht që, brenda tyre mund të ketë dhe ka, edhe nga ata deputetë që mendojnë vërtet se mund të ishin opozitarë me këtë qeveri, apo që vërtet besojnë se mund ta ndryshonin sistemin politik aktual. Mirëpo, fatkeqësisht edhe për këta deputetë të rinj, që ndoshta e meritojnë të jenë të tillë ndryshe nga pjesa e tyre dërrmuese, në këtë Parlament nuk janë përfaqësues. Nëse marrin pjesë në zgjedhjet e tjera dhe qytetarët shqiptarë i besojnë votën, atëherë po, mund të përpiqen vërtet të bëjnë diçka të mirë për këtë vend që ka shumë halle./ Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajopozitaParlament

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Zbulohet urdhri/ Shpërblehen policët e protestës së 11 majit 

Zbulohet urdhri/ Shpërblehen policët e protestës së 11 majit 

Fiks Fare/Përgjegjësi i shërbimeve Vithkuq ndërtoi shtëpinë dhe mbetjet i hodhi buzë lumit Osum

Fiks Fare/Përgjegjësi i shërbimeve Vithkuq ndërtoi shtëpinë dhe mbetjet i hodhi buzë lumit Osum

Marrëveshja e 17 majit, dy vjet më pas: dramë apo farsë?

Marrëveshja e 17 majit, dy vjet më pas: dramë apo farsë?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, pritet edhe Balluku
Politikë

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS, i pranishëm Rama, pritet edhe Balluku

by mirseda
10:28 | 15/12/2025
0

Sot mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Sakaq bën me...

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

09:33 | 15/12/2025
ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

09:05 | 15/12/2025
Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

09:01 | 15/12/2025
Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

22:41 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com