Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse është bërë kaq e urtë, opozita shqiptare

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse është bërë kaq e urtë, opozita shqiptare

Nga Alfred Peza

Prej disa kohësh lidershipi i opozitës së rrugës, po kalon periudhën më të qetë të aktivitet të vet publik, që nga viti 2013 kur ra nga pushteti. Po çfarë ka ndodhur që nuk po dëgjojmë më, për data të reja mitingjesh? Që nuk po shohim më asnjë protestë nëpër rrugica, rrugë, bulevarde dhe sheshet e vegjël a të mëdhenj nëpër Shqipëri?

Çfarë ka ndodhur që nuk po dëgjojmë më as për “Babale” të reja, as akuza për gjithçka e për gjithkënd që është kundërshtari i tyre politik? Përse nuk shohim më denoncime si dikur nga lidershipi opozitar, qoftë në rrjetet sociale, konferenca shtypi, banaqe televizive dhe kudo tjetër ku kanë ngritur zërin për gjithfarë bllofesh të shoqëruara me male balte, gjyqe publike dhe gjykime si të ishin edhe hetuesi speciale, edhe prokurori inkuizicioni, edhe gjykata supreme?

Ku janë listat e armiqve politikë të pushkatuar shesheve natë e ditë, me anë të armëve më të sofistikuara të luftrave të tyre verbale? Pse është bërë kaq i urtë sot Lulzim Basha? Pse nuk po ndihet më Sali Berisha? Pse nuk po sokëllin më Monika Krymadhi? Po Ilir Meta pse i tradhëtoi edhe qentë edhe macet, edhe malet edhe fushat, edhe lumenjtë edhe detet, edhe shegët edhe domatet?

Ku janë protestat e shtatorit? Ku janë “qortimet e vjeshtës”? Ku janë zgjedhjet e 13 tetorit? Ku janë përgatitjet e të gjitha strukturave opozitare edhe për zgjedhjet e përgjithshme edhe ato të parakohëshme lokale, në të njëjtën ditë? Ku shkuan ultimatumet me pesë pikat? Po kërcënimet me 10 pikat? Po shpërthimet pa pikë e presje, kundër Edi Ramës?

Të gjitha këto dhe shumë e shumë të tjera, i kanë topitur opozitarët e thjeshtë. Anëtarët e partive të tyre. Ish Kryetarët e Bashkive dhe ish anëtarët e këshillave bashkiakë. Ish deputetët dhe shumë isha të tjerë opozitarë, në pushtetin lokal e atë qëndror. Ata mezi kanë pritur sa të ikte vera e nxehtë, për të nisur një stinë akoma edhe të nxehtë politike, kundër qeverisë dhe mazhorancës.

A thua po rrinë urtë se po lobojnë për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Vallë të jenë duke u lutur që molotovët e tyre të para 30 Qershorit, të harrohen dhe të mos ua rikujtojnë derisa Tirana dhe Shkupi të marin më 18 tetor, lajmin e shumëpritur për çdo shqiptar e maqedonas? Jo dhe jo.

Askush nuk e beson që opozita jonë e kuptoi më në fund se djegia e mandateve të deputetëve, dalja nga Parlamenti, braktisja e sistemit demokratik të vendit, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dalja në rrugën e madhe, ishte një gabim i madh historik nga ana e saj.

Askush nuk e beson që opozita jonë jo vetëm e ka kuptuar, por tashmë po reflekton në heshtje për tu bërë gati, që tu kërkojë falje përkrahësve dhe mbështetësve, votuesve e simpatizantëve të saj në veçanti dhe gjithë popullit opozitar në përgjithësi, për fajin e bërë. Askush nuk e beson se opozita jonë është duke u përgatitur që pas kësaj, që të rikthehet në sistem. Të ulet në tryezën e madhe të dialogut pa kushte me mazhorancën dhe qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Të dali publikisht me zë të plotë, që të mbështesi pa kushte, reformën në drejtësi. E të nxitojë për tu ulur në tryezën e reformës së re elektorale, për të adresuar aty jo vetëm rekomandimet e OSBE/ ODIHR por edhe të gjitha shqetësimet e saj, e për të marë të gjitha garancitë e kërkuara, për zgjedhjet e 2021.

A ka ndryshuar opozita shqiptare? Apo kanë ndryshuar rrethanat e saj? A është duke u riorganizuar ajo për të na surprizuar të gjithëve me një qasje krejt të re si kurrë më parë në këto 30 vjet? Apo është duke konsumuar pjesën e dytë të kauzës së saj; “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”?

Pyetjet janë të pafund, por përgjigja mbetet vetëm një: Opozita rrugore shqiptare, është duke përfunduar një cikël të lodhshëm politik, që e ka sjellë në udhëkryqin e historisë së vet! Nëse do të vijojë të ecë në të njëjtin drejtim, heshtja e saj do të vijë duke na shurdhuar aq shumë, sa askush nuk do ta dëgjojë dot më, në boshllëkun e vetmisë së madhe!

Tags: opozitëperseshqiptareurte

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Spaho zbulon planin e opozitës. Ja çfarë vendimi është marrë për protestat

Spaho zbulon planin e opozitës. Ja çfarë vendimi është marrë për protestat

Negociatat/ Erl Murati: Shqipëria ka probleme të shumta me korrupsionin

Negociatat/ Erl Murati: Shqipëria ka probleme të shumta me korrupsionin

Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, ja çfarë thotë policia

Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, ja çfarë thotë policia

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com