Kryesore

Spaho zbulon planin e opozitës. Ja çfarë vendimi është marrë për protestat


               Publikuar në : 22:44 - 09/10/19 M. S

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në emisionin “Aktualitet” në “Fax News”, ka folur për reformën zgjedhore dhe për protestat e opozitës. Spaho ka zbuluar se protestat e opozitës janë ndërprerë, pasi ata dëshirojnë të hapen negociatat. “Vendimi i OSBE në votimet e 30 qershorit, ishte njësoj si i opozitës. Ne pranuam të jepnim kontributin tonë për reformën. Qëndrimi i opozitës është në interes të vendit. Reforma zgjedhore është prioritet për ndërkombëtarët. Duhen ndërmarrë disa reforma, që pushteti mos të bie në dorë të një personi. Të mos na përsëritet e njëjta gjë si me Ramën”.

Ai tha më tej se opozita nuk do të angazhohet në protesta kombëtare, pasi duan që të hapen negociatat. “Ne kemi zhvilluar protesta edhe në muajin gusht, ku doli fitues kandidati i PS-së. Nuk është çështje pakti. Basha ka lëvizur tek partitë popullore europiane, për të kërkuar hapjen e negociatave. Nuk do angazhohemi në protesta kombëtare. Ne duam të hapen negociatat, pasi do të ketë kontroll më të madh, do hyjnë reforma më të mëdha. 7 kushtet që u ka vendosur Bundestagu, nuk u plotësuan, por u shtuan”.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT