Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse amerikanët ‘urdhëruan’ që të bëhen zgjedhjet?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Me gjithë handikapin e madh një partiak, zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen “në të gjithë territorin dhe në çdo qendër votimi”. Skenari i opozitës për të “pamundësuar procesin me çdo mënyrë dhe mjet” ka rënë. Sot, sipas paralajmërimeve, opozita duhej të ishte në protesta, por aksioni i saj në rrugë është transformuar në një fushatë demokratike “Edhe unë nuk votoj”.

SHBA, më së shumti, dhe BE, janë investuar fort që këto zgjedhje të mbahen. Si për ti vënë kapak, ambasadat e tri vendeve të rëndësishme si SHBA, Britani dhe Itali, akredituan vëzhguesit sot. Ka disa pyetje që bëhen shumë sot ndër shqiptarë: Përse SHBA dhe BE e mbështesin qeverinë shqiptare me kaq fanatizëm?

Përse përgjimet e Dibrës dhe Durrësit nuk kanë prodhuar asnjë reagim të tyre, qoftë edhe të tipit “nxisim prokurorinë ti hetojë këto indicje”? A janë vertet kaq të parëndësishme faktet që sjellin përgjimet mbi manipulimin e vazhdueshëm të zgjedhjeve në Shqipëri?
Ambasada e SHBA ka qene gjithmonë e drejtëpërdrejtë kur ka qenë fjala për korrupsionin dhe krimin. Ambasadori James F. Jeffrey, ishte ai që përmes një deklarate publike nxiti arrestimin e një prej grupeve kriminale më të rrezikshme në vend, që shëtiste rrugëve të Tiranës me eskortë makinash të blinduara.

Më vonë, ambasadorët Arvizu e Donald Lu, folën “shqip” për bandat e Shullazit dhe Lul Berishës. Diplomatët, si në Tiranë ashtu dhe ata që kanë ardhur nga Uashingtoni, e kanë pohuar se anullimi i një date zgjedhjesh është i papranueshëm në një demokraci. Dhe e dyta, precedenti që do të krijohej do të ishte i rrezikshëm për të ardhmen. Por më shumë se kaq, mendoj se ka një arsye tjetër, që lidhet më vetë opozitën.

Lulzim Basha, ndërsa shpalli aksionin politik, me objektiv fillestar anullimin e zgjedhjeve, bëri gabimin fatal; i shpalli luftë edhe reformës në drejtësi. Nuk dua të abuzoj duke thënë ata që thotë mazhoranca, se reforma në drejtësi është edhe një nga frymëzimet(arsyet) e aksionit opozitar, por askush në SHBA dhe BE nuk do ta mbështesë Bashën në premtimin e tij për të ribërë sistemin politik dhe krejt Republikën, e bashkë me to të ribëjë edhe reformën në drejtësi.

Me gjithë handikapet që mund të ketë, reforma në drejtësi është investimi më i madh, më i rëndësishëm dhe më serioz i amerikanëve (më së shumti) dhe europianëve, në dekadën e fundit. Edhe është, padyshim, një mbështetje e madhe për Shqipërinë. Dhe ata nuk do të lejojnë askënd ta hedhë në kosh këtë investim. Shtoji këtu edhe faktin se dy politikanë-motorrë të opozitës, Berisha e Meta, nuk konsiderohen më alternativa dhe nuk janë aspak të preferuar aktualisht në Uashington.

Për amerikanët, aq sa i papranueshëm është anullimi i zgjedhjeve, është edhe urdhëri ndaj drejtorit të arsimit në Dibër për të vënë në rresht mësuesit të deklarojnë votën. Në Ambasadën e SHBA në Tiranë e njohin kush është Imer Lala, siç njohin edhe shumë të tjerë të sojit të tij që kanë veshur kostum politik.

Pas votimeve të së dielës, Rama nuk do të shkojë dot me pushime dhe as do të ketë kohë të festojë. Basha nuk do ta ketë asnjëherë mbështetjen për të “reformuar” reformën në drejtësi, por prokurorët nuk do ti mbajnë dot pafund CD-të e Dibrës në zyrë, dhe disa njerëz do të duhet të shkojnë në burg, për ti hapur rrugë jo thjeshtë ndëshkimit të krimit zgjedhor, por edhe reformimit real të sistemit zgjedhor, padyshim jo sipas versionit të PS-së.

 

Tags: bashaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Aktori shqiptar përdor Photoshop për t’u dukur më i gjatë/ Ndjekësit e ‘bombardojnë’ me komente

I shkoi në zyrë Metës, aleati ‘besnik’ i Ramës zbulon lëvizjen e radhës

Shkodran Musrafi nuk e harron prejardhjen, gjen “shërim” te shqiponja







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com