Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përplasje me Berishën, Rugovën, Thaçin, Kadarenë. Kush është polemisti Rexhep Qosja

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Përplasje me Berishën, Rugovën, Thaçin, Kadarenë. Kush është polemisti Rexhep Qosja

Rexhep Qosja është një studiuesit dhe shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqiptare të 50 viteve të fundit. Edhe pse publiku i gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe hapësirat e tjera shqipfolëse, e njeh më shumë për polemikat e tij të ashpra dhe të gjata, me disa prej figurave më të njohura publike këtej dhe andej kufirit.

Qosja lindi më 25 qershor 1936 në fshatin Vuthaj, fshat shqiptar i mbetur në Malin e Zi. Arsimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në vendlindje.  Në vitin 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, dhe një vit më vonë nisi studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të këtij universiteti, ku dhe u diplomua më 1964.

Në vitin 1967, nisi punë si ndihmës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe po atë vit kreu studimet master në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit të njohur shqiptar, Asdreni. Gjatë kësaj kohe nisi të shkruajë tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë dhe eseistikë.

Librat “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Çështja shqiptare, historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar”, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ndërkohë vitet e fundit, është marrë më tepër me esetë e gjata në formën e replikave me personalitete të ndryshme, mbi çështjen kombëtare dhe ato politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Tridhjetë vitet e fundit, Qosja ka qenë protagonist në disa përplasje të forta. E para ndodhi në vitin 1989, kur u propozua të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e refuzoi. Sipas disa dëshmitarëve të kohës, shkak ishin disa anëtarë të kryesisë, me të cilët ai kishte pasur përplasje më herët.

Në vend të tij në krye të LDK u zgjodh Ibrahim Rugova. Marrëdhëniet mes tyre do të ishin gjithmonë armiqësore. Madje Qosja nuk la t’i humbte asnjë rast në sulmimin e Rugovës, duke e cilësuar atë tradhtar dhe të shitur tek Beogradi. Ai e shfrytëzoi në maksimum në favorin e tij, takimin që supozohet se u zhvillua i imponuar në Beograd nga vetë Milloveshiçi mes tij dhe kreut historik të LDK, në kulmin e fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi, dhe të represionit të ushtrisë serbe në Kosovë.

Si një kundërpeshë ndaj LDK, ai krijoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë, dhe në vitin 1998 themeloi Lëvizjen Demokratike të Bashkuar. Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet e Rambujesë në shkurtin e vitit 1999, si anëtar i delegacionit shqiptar. Dha dorëheqjen nga partia e tij, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit 2000.

Më pas nisi të mbështesë publikisht PDK-në, e dalë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LDK e akuzoi publikisht se kishte marrë 220 mijë euro nga partia e Hashim Thaçit, për ta sulmuar egërsisht këtë parti. Madje kur Isa Mustafa u bë kryeministër si pjesë e marrëveshjes PDK-LDK, Qosja e etiketoi publikisht si një vrasës, për shkak të postit të ministrit që mbante ne qeverinë e krahinës në dhjetorin e 1989-ës, kur forcat serbe shtypën me gjak protestën e studentëve të Prishtinës.

Kohët e fundit, Qosja është ftohur edhe me Hashim Thaçin, që tashmë mban postin e Presidentit të Republikës. Ai refuzoi të marrë medaljen e nderit të dhënë prej tij vitin e shkuar, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai u shpreh se nuk mund të pranonte “dekoratën e këtij regjimi, që me politikën e brendshme dhe të jashtme, i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme shtetit të Kosovës”.

Qosja akuzoi Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, se kanë tradhtuar idealet e dikurshme. “Idealin e lirisë, e kanë zëvendësuar me idealin e pasurisë! Idealin e bashkimit kombëtar, të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e kanë zëvendësuar me idealin feudal të kombit kosovar! Nga pozitat e tyre, ata nuk e panë popullin, nuk i panë punëtorët, nuk i panë të varfrit, nuk i panë të braktisurit, të nënçmuarit!”- shkruante Qose.

Në Shqipëri, dy përplasjet më të bujshme ai i ka pasur me liderin historik të PD, Sali Berishën, dhe shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare. Me Berishën, ka një armiqësi të hapur prej 27 vitesh. Gjithçka pretendohet se e ka zanafillën një prag të një tubimi kombëtar në Tiranë në shkurtin e vitit 1992, ku shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, do të diskutonin mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Pas një debati të ashpër paraprak, Qosja e bojkotoi takimin. Dhe që nga ai moment mes tij dhe Berishës, nuk kanë rreshtuar akuzat dhe kundër-akuzat. Dhe të mendosh që sipas disave, ishte pikërisht Qosja ai që i kishte vendosur emrin “Rilindja Demokratike”, gazetës zyrtare të PD, dhe të parit organ opozitar në fillimet e pluralizmit.

Rrëzimin e Berishës nga pushteti pas trazirave të vitit 1997, Qosja e cilësoi një “revolucion demokratik”. Ndërkohë, ai ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me të majtën shqiptarë dhe intelektualë të njohur pranë saj. Shtypi pranë PD e ka sulmuar shpesh si “antishqiptar”  apo “agjent të serbëve”. Një qasje e debatueshme e Rexhep Qosjes, është ajo ndaj figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Përkundër gjuhës së ashpër kritike nga e djathta, por edhe elementë të moderuar të së majtës, Qosja mendon se Hoxhës duhet t’i njihen disa merita për nxjerrjen e vendit nga prapambetja e theksuar që trashëgoi. Për deklarata të tilla, ai është etiketuar si një “marksist-leninist” dhe “enverist fanatik”.

Ndërkohë debati më i shumëpërfolur, është përplasja mes tij dhe Ismail Kadaresë. Deri në vitin 1996, marrëdhëniet mes tyre ishin korrekte, edhe pse jo shumë të ngrohta. Në marsin e atij viti Kadare boton esenë e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Në të ai thekson se prejardhjen evropiane perëndimore të shqiptarëve, dhe e paraqet konvertimin fetar të shqiptarëve nën pushtimin otoman si një ndërprerje të dhunshme.

Akademiku Rexhep Qosja, iu kundërpërgjigj me një tjetër ese të titulluar “Realitet i shpërfillur”, ku thekson se “fati ynë historik është i paracaktuar, për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve mes Lindjes dhe Perëndimit”. Aty Qosja mbron idenë e një komponenteje të qartë turke në identitetin e shqiptarëve.

Debati nga rrafshin akademik, ka degjeneruar jo rrallë në akuza dhe fyerje të rënda personale. Vetëm 3 vite më parë, Qosja uli disi tonet, kur në një takim me studentët në Prishtinë, u shpreh: “Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar, dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete.

Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat. Por, ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”. Gjithsesi mes 2 figurave të njohura të letrave shqipe, nuk ka aktualisht asnjë raport formal./ Tirana Today

Tags: Berishënkadareperplasjerexhep qosjaRugovën

TË LIDHURA

Zgjedhjet 11 Maj: Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për sigurinë e materialeve
Aktualitet

Zgjedhjet 11 Maj: Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për sigurinë e materialeve

21:18 | 10/05/2025
KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë
Aktualitet

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

20:56 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti
Aktualitet

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Next Post
“Nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç”, Shehu komenton shoqërimin e Bylykbashit

“Nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç”, Shehu komenton shoqërimin e Bylykbashit

Detaje nga krimi brenda familjes në Vlorë, kunati i viktimës tentoi të vriste….(Foto)

Detaje nga krimi brenda familjes në Vlorë, kunati i viktimës tentoi të vriste....(Foto)

PD shkresë KQZ-së: Hiqni materialet zgjedhore, ose do asgjësohen

PD shkresë KQZ-së: Hiqni materialet zgjedhore, ose do asgjësohen

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet 11 Maj: Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për sigurinë e materialeve
Aktualitet

Zgjedhjet 11 Maj: Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për sigurinë e materialeve

by mirseda
21:18 | 10/05/2025
0

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6...

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

20:56 | 10/05/2025
Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

20:44 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

20:24 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com