Policia e Kurbinit ka dhënë njoftim zyrat lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në mesditë në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe Nikoll Vorfi (Fufi).
Sipas uniformave blu, rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.
Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasin Nikoll Vorfi alias Nikoll Fufi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet bëjnë me dije se është ngritur grupi i posaçëm hetimor për të bërë zbardhjen e kësaj ngjarje vërtet komplekse deri më tani. Në kërkim janë Ndue Zefi 28 vjeç dhe Gjon Fufi 40 vjeç.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.
Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.
Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.