Një grua shtatzënë ka mbetur e lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 06:15 të mëngjesit të kësaj të diele, në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan, në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën janë përfshirë tri automjete. Një autoveturë, si pasojë e përfshirjes në këtë aksident, ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.
E dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzënë, e cila sipas stafit mjekësor, nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin. Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to, nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Mbeten ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi. Policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.