Këngëtarja e muzikës popullore, Merita Halili, është përlotur sa i kanë sjellë në kujtesë fëmijët e saj. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Merita Halili ndau me publikun të gjitha sakrificat për të rritur 3 fëmijët e saj, në një vend të largët si SHBA.
Ajo madje tregoi një rast ku i kishte vendosur vajzave pambuk tek veshët, për të mos dëgjuar zhurmat, ndërsa i merrte në aktivitetet që kishte.
“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë. Sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë.
Kur kisha aktivitetet, i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria.
Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat, dhe nuk ka qenë e lehtë. I kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to, emocionohem”, tha këngëtarja për vajzat e saj.