Kronikë

Makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

               Publikuar në : 15:44 - 16/07/19 M. S

Një aksident rrugor me pasojë tre të plagosur është shënuar pasditen e sotme, në aksin Elbasan-Librazhd.

Mësohet se shtetasi me inicialet K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Policia bën me dije paraprakisht se është lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT