Një përleshje me sende të forta e shishe ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Rasti në fjalë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërsa janë lënduar tre të rinj.
Uniformat blu janë vënë në veprim, ndërsa kanë shoqëruar shumë persona për rrahjen masive. Sherri ka ndodhur në një lokal, në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila fatmirësisht mbeti me tre të lënduar lehtë dhe dëme materiale.