E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, gazetarja Iva Tiço “trondit” me rrëfimin

Gazetarja Iva Tiço, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka ndarë me publikun një histori prekëse, ku dëshmon se realiteti shqiptar është ende i ndrydhur dhe larg asaj që mendojmë se ka avancuar shumë.

Ajo tregoi një mesazh që i kishte mbërritur në rrjetet sociale, përmbajtja e të cilit e ka tronditur shumë. Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë, por deri më tani pa rezultat.

Problem mbetet presioni nga vjehrra e gruas, që i thotë se nëse nuk bën fëmijë, të ndahet nga djali i saj. Madje vjehrra i kishte thënë që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, më mirë të ndahet dhe ai të gjejë një tjetër partnere.

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë? Kjo për mua është një stres i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe, mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë.

Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët, se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë. Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...