Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përgjimet, si i kanë përdhosur kështu shqiptarët!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Në orët e fundit kanë dalë përgjigjet e tjera të disa individëve të administratës me personazhe të ndryshme në vend sa i përket shit-blerjes së votave. Në dialogë të ngushtë dhe të shkurtër kupton realisht sesa e duan pushtetin shqiptarët, por edhe sesi funksinojmë realisht. Para votës: mësuesi, drejtori, ministri e me radhë janë thjesht numra në shërbim të pushtetit. Në një vend si Shqipëria që zhvillohet pa rregulla, lufta më e madhe është sesi të katapultohesh dhe ta zhvasësh vendin, duke qëndruar në pushtet.

Demokracia e viteve post ’90 është një iluzion kërkimi i kanoneve të drejtësisë por aspak demokraci e vërtetë. Mënyra e ulët sesi gjykohen njerëzit e administratës, zhargoni i përdorur, kërcënimi si shihen mësuesit dhe personazhet e ndryshme është i frikshëm. Akoma më i frikshëm është pozicioni absurd i Prokurorisë shqiptare që ka kuar me materiale “BILD”-in një nga organet, i cili realisht i ka shitur shtrenjtë paradokset shqiptare.

Në ditët tona, Shqipëria, jo thjesht prej përgjigjeve, por edhe me rritjen e numrit të azilantëve, krimin dhe sasinë e drogës që i përcjell sistematikisht botës është sot një vend që konsiderohet si një nga vendet më problematike në kontinent. Paçka se ka vende që kontinentit i kanë bërë të zeza, që kanë shënjuar historinë; paçka se ka vende që drogën e kanë të përdorur më shumë se ne, gjithçka e zezë duket se varet me shqiptarët. Stereotipi shqiptar është thellësisht i keq dhe kudo deri në art: Njerëz të errët, të shëmtuar, prostituta, kriminelë pa fund etj.

Në komunizëm e bëmë ndërtimin e imazhit të keq me vetëdije me sloganet tona, kur e simbolizonim Shqipërinë si një kështjellë ku thyenin të gjithë kokën (!), por në Demokraci po bëjmë një garë të shëmtuar përdhosje, ku të dy krahët politikë nuk mbahen. E bënë socialistët në opozitë, duke sulmuar ashpër çdo gjë dhe duke e nxirë vendin, e po ua kthejnë me të njëjtën monedhë demokratët, duke zbuluar përgjigje të frikshme për të ardhmen. E përcaktojmë në këtë mënyrë sepse është një habi e madhe sesi mund të dalin materiale kaq të besuara nga organet që duhet të ruajnë dinjitetin e shtetit dhe sa të shitur jemi ndaj të huajve kundra vendit tonë. Ndërkohë, të marra në vërtetësinë e tyre, këto përgjime na tregojnë se niveli i demokracisë është në hapa fëminorë dhe Shqipëria është ende në një fazë tranzicioni, që nuk mund t’i shkëputet.

Si do që të rrjedhin ditët deri më 30 Qershor, të zhvillohen ngjarjet, të zgjidhen gjërat, shqiptarët nuk janë këta sorollopët që flasin në përgjimet dhe që fatkeqësisht vendosin për fatet tona. Shqiptarët janë punëtorë dhe të drejtë, por edhe njerëz që megjithë këtë fuqi shkatërrimi që ka në vend, e këta s’janë të pakët, kanë ruajtur identitetin. Gjithsesi jemi fëmijë në demokraci dhe të tillë që do na duhet shumë për t’u rritur në një sistem, që me sa duket nuk kemi ende shumë lidhje.

 

Tags: ben andonipergjimetshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Lobimi në SHBA/ Arben Ristani paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Champions League/ Partizani përballë ish-ekipit të Ansi Agollit, Shkëndija me fat

Tensionet në Shkodër dhe Tropojë, reagon KQZ: Dekreti i Metës inekzistent







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

by mirseda
17:28 | 04/06/2026
0

Probleme për Argjentinën para Botërorit, pasi janë shtuar dyshimet mbi gjendjen fizike të mesfushorit Nico Paz dhe...

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com