Arben Ristani, ish-Sekretari i Partisë Demokratike është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Ristani është thirrur si i pandehur dhe do të merret në pyetje nga organi i akuzës në lidhje me lobimin rus të Partisë Demokratike në SHBA.
Ndërkaq, Prokuroria ka thirrur si të pandehur edhe kreun e demokratëve, Lulzim Bashën. Mirëpo, ky i fundit ka refuzuar të shkojë, ndërsa ditën e djeshme organi i akuzës i la Bashës afat deri në 20 qershor për të paraqitur, përndryshe do e shoqërojnë forcërisht.
Për të dëshmuar për këtë cështje është thirrur edhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.
Tre prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj thanë se pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas prokurorëve mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim.