Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përgjimet/ “Prokuroria nxori sekretet e Ndokës, por fshehu të Dakos”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përgjimet/ “Prokuroria nxori sekretet e Ndokës, por fshehu të Dakos”

Gazetari i Kronikës Flamur Vezaj deklaron se ka Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar hetime selektive duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga lartë.

Me anë statusi të postuar në rrjetet sociale, Vezaj jep rast konkret duke marr në shqyrtim arrestimin e ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka duke thënë se përgjimet janë selektive, duke publikuar thuajse të gjitha bisedat Ndokës dhe të afërmve të tij.

Gazetari thekson se Prokuroria është treguar shumë e kursyer duke mos publikuar asgjë nga përgjimet që janë bërë në zonën e Durrësit, hetim që Partia Demokratike e lidh drejtpërdrejt më emrin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjysh Dako.

“Ne këtë vendimin e masës, janë publikuar disa nga këto pasazhe bisedash të zonës së Lezhës, duke “shitur” kështu ish-deputetin Arben Ndoka që e ndihmoi mazhorancën në tre palë zgjedhje në Lezhë! E nga ana tjetër i kanë hequr duke mos publikuar në vendim pjesën e përgjimeve të zonës së Durrësit, biseda këto që i kanë selektuar dhe nuk do t’i publikoi Prokurorja e përkohshme  A.Marku dhe shoqja e saj D.Prela bashkë me shefin e seksionit të trafiqeve në prokurori, pasi i është premtuar kalimi i Vettingut nëse ato përgjime nuk dalin në publik!”, deklaron Vezaj.

Në deklaratën e Vezajt kuptohet qartë se qeveria është e interesuar që për bandën e Durrësit të mos publikohet asnjë përgjim. Si shpërblim për këtë tre personat e lartpërmendur do shpërblehen duke kaluar Vettingun pa asnjë problem.

Postimi i plotë i Flamur Vezajt

Shkaterrohet “banda” e prokurorise, qe denoi rreth 40 persona me “burgim te perjetshem”

Na ishte njehere nje institucion qe quhej Prokuroria e Krimeve te Renda! Ne ate godine, qe fillimishte u ngrit prane zones se 9-katsheve dhe me pas prane paraburgimit “313”, u vendosen rreth 20 prokuror te perzgjedhur nga gjithe institucioni i akuzes dhe te filtruar nga sherbimet partnere te Shqiperise dhe te selektuar edhe nga ish-Presidenti A.Moisiu!

#Ishte ai institucion, qe qytetaret kishin besim se gjenin drejtesi duke krijuar nje imazh te mire ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve! Kjo fal edhe goditjeve te shume “bandave” te cilat u hetuan dhe me pas u denuan nga Gjykata. Nga hetimet e ketyre prokuroreve qe tashme jane degdisur, Gjykata ka dhene rreth 40 denime me burgime te perjetshme, e pa llogaritur ketu denimet e qindra personave nga 15 vjet e siper burg! Por, me kalimin e kohes ndryshimet e Prokuroreve te Pergjithshem dhe nderhyrjes se politikes, ky institucion filloi te quhej si prokuroria e qokave, ku kryeprokurokuroret promovonin shoqerin e tyre dhe miqt e politikaneve! Kjo beri qe imazhi i nje institucioni me dinjitet, i ngritur per disa vite, filloi te bie! Duke rene aq shume saqe arriti ne piken qe drejtuesja e perkoheshme e ketij institucioni si D.Prela nen hyqmin e shoqes se klases, prokurores se pergjithshme te perkohshme dhe disa juristeve te mazhorances ta shkaterrojne ate institucion, duke i cilesuar vec tjerash disa nga ata prokuroret qe jane qe ne krijimin e ketij institucioni si “bande” e duke i zevendesuar me disa prokuror servila qe vetem lepirjen ndaj cdo shefi e kane te persosur!

Ky konstatim, u perforcua me shume ne rastin e ndjekjes penale te gazetarit J.Olldashi dhe ne rastin e fundit te operacionit ndaj “bandes” se Shijakut, ku perseri ky institucion, si ne rastin e Habilajve detyrohet te nderhyje per shkak te presionit te partnereve! Te cilet, qe ne dhjetor te 2016 kane sjell nje volum te madh materialesh ne ngarkim te kesaj bande! Por pavaresishte suksesit te trumpetuar, prokuroret kane vepruar ne menyre selektive te dirigjuar nga drejtues te mazhorances! Kjo duket qarte edhe ne vendimin mbi 200 faqesh te mases se sigurise, ku pergjimet jane selektuar, duke publikuar thuajse te gjitha bisedat e ish-deputetit Ndoka e te afermve te tij, te cilet vec krimeve te pervetesimit te pronave ne bregdet, flasin edhe per blerje te votave ne zgjedhjet e 2017 por qe provon se kane ndjekur te njejten praktike edhe ne zgjedhjet e 2015 dhe ato te 2013! Ne kete vendimin e mases, jane publikuar disa nga keto pasazhe bisedash te zones se Lezhes, duke “shitur” keshtu ish-depuetin Arben Ndoka qe i ndihmoi mazhorancen ne tre pale zgjedhje ne Lezhe! E nga ana tjeter i kane hequr duke mos publikuar ne vendim pjesen e pergjimeve te zones se Durresit, biseda keto qe i kane selektuar dhe nuk do ti publikoi prokurorja e perkohshme A.Marku dhe shoqja e saj D.Prela bashke me shefin e seksionit te trafiqeve ne prokurori, pasi i eshte premtuar kalimi i Vetingut nese ata pergjime nuk dalin ne publik! Ky “pazar” me dosjet, eshte jo vetem nje imazh i keq per kete institucion, por edhe nje politizim i tejskajshem i kesaj prokurorie, pasi per operacionet dhe hetimet e se ciles Kryeministri dhe Ministri i Brendshem (qe kane pozicione politike) jane ne dijeni te hetimeve per dosje konkrete dhe paralajmerojne ne media disa dite para per arrestimet qe do te behen, duke treguar keshtu qe ata kane marr rolin e policit, hetuesit, prokurorit e gjyqtarit qe komandojne institucionin e akuzes. Por pavaresishte kesaj, pa kaluar dy dite u liruan 10 nga te arrestuarit duke ngritur dyshime te medha per menyren e hetimit dhe ekzistencen e provave konkrete….

#E keshtu, institucionit te Prokurorise se Krimeve te Renda tashme i ka humbur edhe vezullimi i xhamave te godines nga papastertia se ndriqimi i dikurshem eshte shuajtur me kohe!

#Presim_arrestimet_e_tjera#

Tags: DakosfshehuNdokësnxoripergjimetProkuroriasekretet

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
Neymar la fushën i tërbuar, arsyeja është ky veprim amator i Cavanit (Video)

Neymar la fushën i tërbuar, arsyeja është ky veprim amator i Cavanit (Video)

Humb jetën i riu në Berat, familjarët akuzojnë mjeken

Humb jetën i riu në Berat, familjarët akuzojnë mjeken

Kur Enver Hoxha burgoste shqiptarët se luanin bixhoz

Kur Enver Hoxha burgoste shqiptarët se luanin bixhoz







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com