Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur Enver Hoxha burgoste shqiptarët se luanin bixhoz

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Enver Hoxha burgoste shqiptarët se luanin bixhoz

Nga Kastriot Dervishi/ Nisur nga votimi i sotëm i Kuvendit për mbylljen e lojërave të fatit, po referoj bazën ligjore dhe disa fakte historike, se si edhe në diktaturën më të egër të Europës, nuk mundi të zhdukej vesi i bixhozit. Shumë vite pas luftës, lotaria ishte monopol shtetëror, ndërsa bixhozi përbënte vepër penale. Pas mbylljes së lotarisë në vitet ’60, legjislacioni i kohës i parashikonte të dyja si vepra penale. Megjithatë, pavarësisht diktaturës së egër, si bixhozi, ashtu edhe lotaria nuk mundën të zhdukeshin. Mbyllja e menjëhershme tregoi se nuk ishte rruga e duhur për kufizimin e kësaj dukurie. Regjistri i gjendjes gjyqësore, dëshmon dënime të shumta me akuzën e bixhozit. Le të shohim, legjislacionin penal, si dhe statistika nga dy vitet e fundit të regjimit komunist.

Referuar ligjit nr.1470, datë 23.5.1952, i ndryshuar, Kodi Penal i RPSH-së, në nenin 285, “Mbajtja e lokaleve për bixhoz dënohej deri në 2 vjet heqje lirie ose internim, ndërsa luajtja me gjobëderi në10mijë lekë, punë korrektuese ose me heqje të lirisëderi në1 vit.

Referuar ligjit nr.5591, datë 15.6.1977Kodi Penal i RPSSH-së, në nenin 236 “Luajtja e bixhozit”, kjo vepër dënohej “me gjobë gjer në 1 mijë lekë, me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në 2 vjet”.

Statistikat e gjendjes gjyqësore të çdo viti, tregojnë se në gjyq janë dënuar një numër i madh shtetasish, ndërsa të tjerë janë demaskuar në lagje apo qendrat e punës. Referuar të dhënave nga Hetuesia e Përgjithshme, për dy vitet e fundit të diktaturës, kemi këto të dhëna:

Viti 1989

-Çështje penale 7009

-4969 të pandehur, prej të cilëve 1430 në gjendje arresti.

-110 të pandehur për krime kundër shtetit (79 për tentativë arratisje, 31 për agjitacion e propagandë, 1 për spiunazh)

-2656 të pandehurpër vjedhje të pronës socialiste, prej të cilëve në gjendje arresti ishin 806 (ndër të tjera 131 vjedhje kasafortash, prej të cilave u zbuluan 72).

-1290 të pandehur për vepra kundër personit (ndër të tjera ishin 77 vrasje me dashje me 5 me grabitje)

-475 të pandehur ushtarakë

-229 të pandehur për veprën e bixhozit

Në informacionin e këtij viti, ndër të tjera thuhej:

“Përhapje ka bixhozit në formën e lotosportit…Janë marrë të pandehur organizatorët kryesorë dhe personat e tjerë janë diferencuar duke u bërë problem në qendrat e punës në bashkëpunim me organizatat e masave”.

Viti 1990

-Çështje penale 8426

-5167 të pandehur, prej të cilëve 1771 në gjendje arresti.

-112 të pandehur për krime kundër shtetit (27 për tentativë arratisje, 59 për diversion, 25 për agjitacion e propagandë, 1 për spiunazh). Nuk përllogariteshin si krime kundër shtetit 44 të dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit.

-2848 të pandehurpër vjedhje të pronës socialiste, prej të cilëve në gjendje arresti ishin 700.

-Për vrasje ishin 178 çështje, prej të cilave 62 me dashje.

-Për krimin e bixhozit, ishin dërguar në gjyq dhe dënuar 61 persona/55news/

Tags: enver hoxhaluaninshqiptaret

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
FOTO/ Rrahman Rraja nget makinën luksoze me këmbë të thyer

FOTO/ Rrahman Rraja nget makinën luksoze me këmbë të thyer

Salah i dhuron fanellën egjiptianes, në këmbim merr një dhuratë (Video)

Salah i dhuron fanellën egjiptianes, në këmbim merr një dhuratë (Video)

‘Çmendet’ Trump, kërkon t’i vërë fshesën emigrantëve

Pakot me lëndë plasëse në SHBA, Trump fajëson pjesërisht median







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Aktualitet

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

by mirseda
10:43 | 09/02/2026
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel sot e hënë më...

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

10:24 | 09/02/2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

10:14 | 09/02/2026
Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt

Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt

10:11 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com