Në përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, është përfshirë edhe ish-deputeti socialist, Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për Bashkinë e Lezhës.
Ndreu në një komunikim me drejtorin e drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci i ka kërkuar që të marrë drejtorin e shkollës së Reçit dhe të deklarojë votën, ose në të kundërt do të fluturojë nga puna.
Përgjimi nr 11
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerini: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini: Po Pjerin, si ja kalove?
Ndreu: A je mirë, si ja çon?
Gjeçi: Mirë jam mirë
Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Ti thuaj shkollës të deklarojë votën hapur, se ata sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të këndshme. Deklaro voton hapur atje, se ndryshe ditën e hënë tregoja se ku fluturon.
Gjeçi: Reshat Elezaj?
Ndreu: Po
Gjeçi: Flas unë tani me të.
Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ose të gjejë një vend ku të fshihet.
Gjeçi: Rri pa merak, se e mbuloj unë këtë punë