Kryesore

Shefi i Komisariatit të Kamzës-drejtorit të Ramës: Xhelal Mziu ka sjellë 450 njerëz

               Publikuar në : 16:28 - 17/06/19 M. S

Gazeta e njohur gjermane “Bild”, ka nisur publikimin e të tjerave materialeve të përgjimit.

Në përgjimin e 8 është dialogu ndërmjet Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme, dhe shefit të Komisariatit të Kamzës, Sali Skura.

Ky i fundit i thotë se Xhelal Mziu ka mbledhur 450 njerëz, dhe i ka nisur me furgonë në Lurë e Reç.

Kjo gjë e shqetëson drejtorin e Ramës, Arben Keshi, i cili dëgjohet vetëm duke i thënë ‘ehë, ehë’.

Pjesë nga biseda

Arben Keshi-Mirë duket, na këputi Kamza

Sali Skura- Bllokoi autobusët e Kamzës or shok

Arben Keshi-A keni ndonjë informacion?

Sali Skura-Nga ora 3 e 30 do nisen, i kemi marë ato masa.

Arben Keshi- A janë shumë?

Sali Skura- Mendohet 450, 300 veta.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT