Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përgjimet e Sigurimit pas vdekjes së Enverit: Vetëm mos e ngjallni

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga Kastriot Dervishi/ Diktatori komunist i Shqipërisë vdiq më 11 prill 1985. Në vend më 11 – 18 prill 1985 u shpall zia, e cila u shoqërua gjithandej me përbetime se kurrë nuk do të tradhtohej rruga kriminale e ndjekur nga ai. Në mbledhjen e 13 prillit 1985 të KQ të PPSH-së, ndër të tjera u vendos ngritja e përmendoreve të Enver Hoxhës në Tiranë, Gjirokastër e Korçë, vënien e emrit të tij Universitetit të Tiranës, Portit Detar të Durrësit, Ndërmarrjes Bujqësore të Plasës në Korçë. Organizatës së pionierit iu dha emri “Pionierë të Enverit”.

Ndërkohë për të përkujtuar Enver Hoxhën, u mbajt zi në Vietnam dhe Burkina-Fason e Afrikës. Më 3 dhe 5 tetor 1988 u përuruan shtatoret në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa më 14 tetor 1988 u përurua Muzeu “Enver Hoxha” dhe shtatorja e Tiranës.

Gjatë kohës që përgatiteshin shtatoret, nëpërmjet popullit fliteshin lloj-lloj bisedash në formën e barsoletave organet e punëve të brendshme, regjistronin atë që flitej në popull. Në zërin “agjitacion e propagandë armiqësore”, sillej edhe ky raport: “Bashkëpunëtori “Luani” në raportin e datës 22.5.1987 raporton se në një bisedë të zhvilluar me punonjësin Xhevahir H…, punonjës në repartin ushtarak 1120 (Uzina Elektronike) lidhur me një skulptore që ka bërë disa buste dhe që për të ka dhënë një program televizori, Xhevahiri i ka thënë: “Do të tregoj një gjë të bukur për bustet.

Kur vdiq Enver Hoxha, u vendos që në ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. Kur pyetën korçaret, ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri; gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë, të qeshur; vlonjatet e donin trim dhe të ashpër; kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën:

“Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më…”. (referimi sipas origjinalit të parë. Në dokumente sipas porosive nga lart, emri i Enver Hoxhës i thënë në ligjëratë të drejtë, zëvendësohej kur përmendej nga “persona të padëshiruar” me fjalët “udhëheqësi i partisë” sa ishte gjallë ose “themeluesi i partisë” pas vdekjes).

Tags: Enveritngjallnipergjimetsigurimitvdekjesvetem

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Zbardhet vendimi, arsyet që çuan LSI në djegien e mandateve

Opozita djeg mandatet, eksperti: I kalojnë Partisë Socialiste

Mourinho qartëson të ardhmen, ja ku do ta shohim sezonin e ardhshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com