Sapo ka përfunduar takimi mes Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe Kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Kim u ka vendosur ultimatum politikanëve shqiptarë që të përfundojnë Reformën Zgjedhore brenda datës 31 Maj.
Pas takimit, përgjatë një deklarate për mediat, gjithashtu ajo theksoi se opozita ka një punë shumë të vështirë:
“Udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin premtimet e dhëna popullit shqiptar për të përfunduar reformën deri më 31 Maj. Për nga përkufizimi, opozita ka një punë shumë të vështirë, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres me kënaqësi rezultatet”.
Nga ana tjetër, Basha u shpreh se PD do të kërkojë që brenda 31 Majit të kryhet Reforma.
“Dua të falenderoj Ambasasdoren për mbështetjen e Reformës Zgjedhore.
Organizimi i zgjedhjeve të lira është prioritet i PD, do bëjmë gjithçka për t’i garantuar shqiptarëve të votojnë të pa ndikuar nga bandat kriminale për qeverinë e tyre.
Do të kërkojmë që brenda 31 Majit të kryejmë reformën. Qytetarët do votojnë qeverinë e tyre dhe Shqipëria të mos jetë peng i të shkuarës, por të ecë në rrugën e integrimit eiropian”, tha kreu i opozitës.