“S’më takon të rri këtu, është gjuhë rruge”, Rezart Veleshnja largohet në mes të emisionit (VIDEO)

Poeti Agim Doçi ka debatuar me aktorin e humorit Rezart Veleshnja, duke bërë që ky i fundit të largohet në mes të emisionit. I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, aktori i ‘Portokalli’-së u pyet nga poeti për regjisorin e programit, Altin Basha.

Por kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej, dhe aktori të merrte vendimin për të lënë studion ku ishte i ftuar. Ai nuk e ka suportuar këtë situatë, ndërsa la të nënkuptuar se askush nuk mund të fliste me nënkuptime për regjisorin Basha.

Debati

Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha?

Veleshnja: Altin Basha është regjizori i ‘Portokalli’-së dhe ka mbaruar në Londër.

Doçi: As më duhet gjë fare.

Veleshnja: Nuk flitet kështu profesor, është me dashakeqësi. Mua nuk më takon të rri këtu, se kjo është gjuhë rruge. Unë duhet të çohem tani. Unë jam i qetë dhe bëj humor.

Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bën humor dhe unë s’flas, se unë s’po shoh humor.

Veleshnja: Turi më duhet të iki se kam një në familje, të të puth pak?