Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përfundon në spital Izet Haxhia, deklarata e fortë e avokatit: Po tentohet eliminimi fizik i tij

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përfundon në spital Izet Haxhia, deklarata e fortë e avokatit: Po tentohet eliminimi fizik i tij

Aksidentohet automjeti me grupin e shoqërimit që transportonte ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, nga qelia e burgut 313 te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Lajmin e bën të ditur avokati i tij mbrojtës, Idajet Beqiri.

“Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eleminimi fizik i tij”, deklaron Beqiri.

Ky i fundit, thekson mes të tjerash se aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa shton se Haxhia pësoi goditje dhe fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Sipas Beqirit, përplasja ka qenë e qëllimshme, për ta eliminuar fizikisht pas dëshmive që po bënte prej katër ditësh te Krimet e Rënda kundër “krimeve të kryera nga ish-kryeministri Berisha për periudhën 1991-1999”.

“Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër ish-kryeministrit Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, shprehet avokati Beqiri.

DEKLARATA E BEQIRIT

Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eleminimi fizik i tij .
Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.
Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, shprehet avokati Idajet Beqiri.

Tags: aksidentAzem HajdariIzet Haxhiasali berishaspital

TË LIDHURA

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Aktualitet

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

17:17 | 11/09/2025
Goditet grupi kriminal, shiste lëndë narkotike në Kuçovë
Aktualitet

Goditet grupi kriminal, shiste lëndë narkotike në Kuçovë

16:48 | 11/09/2025
Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës, Ristani falënderon qytetarët dhe Veliajn
Politikë

Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës, Ristani falënderon qytetarët dhe Veliajn

16:30 | 11/09/2025
Next Post
Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Shembet ura në autostradë, humbin jetën 3 persona

Shembet ura në autostradë, humbin jetën 3 persona

Kryeministri i Etiopisë fiton çmimin Nobel për Paqen

Kryeministri i Etiopisë fiton çmimin Nobel për Paqen

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Aktualitet

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

by mirseda
17:17 | 11/09/2025
0

Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe...

Goditet grupi kriminal, shiste lëndë narkotike në Kuçovë

Goditet grupi kriminal, shiste lëndë narkotike në Kuçovë

16:48 | 11/09/2025
Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës, Ristani falënderon qytetarët dhe Veliajn

Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës, Ristani falënderon qytetarët dhe Veliajn

16:30 | 11/09/2025
Pesë të mitur sulmojnë me thika një grup të rinjsh në Tiranë

Pesë të mitur sulmojnë me thika një grup të rinjsh në Tiranë

16:13 | 11/09/2025
Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

14:50 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com