Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Përfaqësuesit e BE në mjedis toksik”, Andoni: Pse politika nuk e do integrimin

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Përfaqësuesit e BE në mjedis toksik”, Andoni: Pse politika nuk e do integrimin

Nga Anxhela Ferra

Sërish Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në raportin për vendin, Komisioni Europian vlerëson përparimin e bërë, duke vënë theksin te ecuria e Reformës në Drejtësi e veçanërisht në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, teksa qeveria këtë e quan një arritje pozitive, opozita mendon ndryshe. Sipas tyre, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në qershor.

Në një intervistë për Tirana Today, analisti Ben Andoni thekson se nëse do të ngrihen brenda qershorit SPAK-u dhe BKH-ja, të cilat do të sjellin progres për reformën në drejtësi, Këshilli Europian do të japë një përgjigje pozitive.

“Pritet vendimi i Këshillit të Europës, i cili me çfarë shihet do jetë përsëri shtyrës për Shqipërinë për në vjeshtën e ardhshme. Por, ka shumë gjasa realisht që Shqipëria t’i hapë negociatat brenda këtij vitit. Kjo sepse po shihet si një mundësi shumë e madhe për të inkurajuar reformat. Pavarësisht mënyrës sesi ne e shikojmë Reformën në Drejtësi, për të huajt që e monitorojnë quhet si sukses i tyre.

Parlamenti ynë tani nuk ka kredibilitet, por është legjitim sepse po vepron sipas gjithë procedurave. Por, ky parlament është i pafuqishëm nga ana morale. Reforma në Drejtësi për mënyrën se si është bërë për shkak të operacionit shumë të vështirë në Shqipëri. Dhe për shkak të gabimit shumë të madh tonë fillimisht dhe më pas te të huajt, që nuk kishin parashikuar këto boshllëqe. Këto çuan në këto handikap. Por, është një ecje të cilën ne duhet ta mbarojmë.”

Andoni foli edhe për bisedën mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, të cilin e quajti një qëndrim të gabuar.

“Përfaqësuesit e BE-së janë të besueshëm, por edhe ata janë në një mjedis shumë toksik te ne. Dhe në njëfarë mënyre çdo faktor që ata e quajnë bashkëpunues, i afrohen pak më shumë. Ambasadori i Delegacionit Europian në Shqipëri, për shkak të situatës shumë të brishtë në vendin tonë, duhet të mbante një lloj baraz-largimi nga të gjitha palët. Një gjë që ai nuk e ka bërë dhe unë e shoh deri diku të justifikuar atë keqardhjen e opozitës.”

Ky është rekomandimi i katërt i cili jepet për Shqipërinë, ndërkohë Andoni thotë për Tirana Today se nëse edhe këtë herë nuk do të hapen negociatat; ai fajëson qeverinë, si edhe opozitën. Duke i akuzuar se kërkojnë ta sabotojnë mundësinë e hyrjes së vendit tonë në BE.

“Në rast se nuk hapen negociatat pikë së pari bëj fajtor ekzekutivin, sepse ata e kanë barrën e përgjegjësisë së vendit. Patjetër që bëj përgjegjëse edhe opozitën. Dhe bëj pjesë në ata që mendojnë se elitat politike aktuale nuk duan të integrohet Shqipëria.

Sepse futja e Shqipërisë në shinat e Bashkimit Europian do të thotë që ti të kesh skema monitorimi më të komplikuara dhe më të thella. Dhe ata nuk mund të fitojnë më aq shumë. Arsyeja e dytë lidhet me kryerjen e Reformës në Drejtësi në parametrat që duhet, që i bën këta njerëz të jenë të cenueshëm nga ligji.”/ TIRANA TODAY

Tags: AndoniBE-sëelita politikeintegriminmjedis toksik”Përfaqësuesit

TË LIDHURA

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani
Kryesore

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

18:53 | 30/06/2025
Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat
Aktualitet

Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat

18:30 | 30/06/2025
Urdhër-arrest ndërkombëtar për korrupsion 200 mijë euro, shqiptari kapet në Itali
Aktualitet

Urdhër-arrest ndërkombëtar për korrupsion 200 mijë euro, shqiptari kapet në Itali

17:47 | 30/06/2025
Next Post
“Nxënësi qëllon me armë në oborrin e shkollës”, Berisha nxjerr videon

"Nxënësi qëllon me armë në oborrin e shkollës", Berisha nxjerr videon

“Të dështuar, askush nuk fliste”, Xhaka shpërthen ndaj trajnerit: S’jemi përmirësuar

“Të dështuar, askush nuk fliste”, Xhaka shpërthen ndaj trajnerit: S’jemi përmirësuar

“Thaçi nuk flet kot”, ish-kreu i SHIK flet për përfshirjen e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka

“Thaçi nuk flet kot”, ish-kreu i SHIK flet për përfshirjen e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani
Kryesore

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

by mirseda
18:53 | 30/06/2025
0

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në...

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

18:50 | 30/06/2025
Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat

Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat

18:30 | 30/06/2025
PSG-Tottenham/ Caktohet stadiumi i finales së Superkupës së UEFA-s

PSG-Tottenham/ Caktohet stadiumi i finales së Superkupës së UEFA-s

18:22 | 30/06/2025
Urdhër-arrest ndërkombëtar për korrupsion 200 mijë euro, shqiptari kapet në Itali

Urdhër-arrest ndërkombëtar për korrupsion 200 mijë euro, shqiptari kapet në Itali

17:47 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com