E martë, 20 Tetor, 2020
12 C
Tirana

“Thaçi nuk flet kot”, ish-kreu i SHIK flet për përfshirjen e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi flet për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 1997 dhe 1998, kohë kur ka qenë në krye të Inteligjencës Shqiptare. Ai ka komentuar akuzat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili akuzoi ish-kryeministrin Berisha se më 30 korrik 1997 urdhëroi vrasjen e gazetarit Ali Uka, sepse ishte në dijeni të takimeve të tij me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin. Për ish-kreun e SHIK, deklarata e Thaçit është shumë e fortë dhe beson se akuzat kanë argumente.

“Për vrasjen dijeni konkret nuk kam po dua ti besoj Thaçit, kjo deklaratë është shumë e fortë  dhe jam i sigurt që nuk e thotë kot. Pavarësisht se thuhet në një periudhë konflikti midis dy njerëzve por deklarata është shumë e fortë. Unë besoj që Thaçi ka argumente në favor të kësaj teze që ka shtruar”, ka thënë Klosi.

I pyetur për akuzat që ish-kryedemokrati, Sali Berisha ka bërë për Klosin si organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, ish kreu i SHIK i hedh poshtë dhe thekson se janë bërë të gjitha hetimet dhe nuk është gjetur asnjë lidhje, ndërsa Berishën e cilëson mjeshtër të mashtrimeve.

“Është e 100 herë dhe është bërë qesharake, kam qenë në shërbim në atë kohë, një ngjarje e rëndë. Jemi interesuar dhe hetuar për këtë çështje nuk ishte punë e kollajshme, meqenëse problem nuk ishte vetëm brenda Shqipërisë dhe në atë kohë Shqipëria ishte mbushur me lloj njerëzish, që pretendonin të ndihmonin, të pengonin Kosovën ne nuk arritën ndonjë përfundim të saktë. Gjithçka që ne hetuam ja dërguam organit të prokurorisë por nga Berisha kam dëgjuar shumë gjëra. Berisha ka folur 3 orë në komision parlamentar për mua dhe është mjeshtër I mashtrimeve, sajimeve. I përdorur për një strategji që ka menduar. Më vjen keq që këto përdoren prapë përpara fushatës zgjedhore dhe them se nuk janë të palidhura me atë që thotë se atë ditë do të bëhet luftë, zjarr kam frikë se ai po e përgatit terrenin.”

Sa i përket vrasjes së ish-liderit demokrat Azem Hajdari dhe rigjykimit të Izet haxhisë, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm.

“Do rishikohet pozicioni i tij që është dënuar shumë. Sa gjykata do ta shohë ta rihapë procesin Hajdari është problem i gjykatës. Gjithçka kam patur dijeni për atë ditë çdo shkresë ka patur firmën time është pronë e SHIK-ut dhe ndodhet në organin e Prokurorisë. Nëse më thërresin dëshmitarë do të them gjithçka kam shkruar në letrat që ndodhen në Prokurori,” tha Klosi për Report Tv.

Fatos Klosi ka qenë drejtues i SHIK për rreth 5 vite nga viti i mbrapshtë 1997 deri në vitin 2002. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe ngjarjet e rënda si vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ku është akuzuar SHIK në atë kohë i drejtuar nga Klosi, si dhe gazetari Ali Uka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...

Dentistja në Cërrik i heq dhëmbët e i lë punën në mes: Ke folur keq për mua

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të...