Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përçarje në PD? Meta me dy gishtat lart nga “Qyteti Studenti”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përçarje në PD? Meta me dy gishtat lart nga “Qyteti Studenti”

Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

I pranishëm në “Qytet Studenti”, aty ku nisi Lëvizja Studentore, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se 8 Dhjetori është dita për të vlerësuar Azem Hajdarin dhe të gjithë studentët. Sipas tij, është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë. Në kuadër të Ditës së Rinisë, Meta nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve për atë ç’farë po ndodh brenda PD-së. Duke iu shmangur përgjigjes, Meta pohoi se e rëndësishme është që vendi të kthehet në shinat e duhura.

“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shinat e duhura, së bashku me të ardhmen europiane. Vota e lirë, gjthëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare, liri, demokraci. Jo më vonë por tani! (Meta përfundoi fjalën duke ngritur dy gishtat lart)

Yuri Kim: Të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter shkruan se SHBA do të mbështesin Shqipërinë në rrugën për të ecur përpara, teksa thekson se duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”, shkruan Kim.

8 Dhjetori, Basha: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa përkujtoi 8 Dhjetorin ‘90, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja, dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha.

Tags: bashaDita e RiniseMetaYuri Kim

TË LIDHURA

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Next Post
Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit protestën e 8 Dhjetorit

Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit protestën e 8 Dhjetorit

Një vit pa opozitë

Berisha “pagëzon” Bashën me emrin e ri, ja si e quan

Sandër Lleshi “fut në valle” palët politike. Berisha tregohet më i shkathët nga Basha

Basha kapet "mat" duke ndjekur fjalimin e Berishës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com