Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Nga: Alfred Peza

Ilir Meta është i bindur se rruga e vetme për tejkalimin e situatës politike në vend, qenka “dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë, që ofron zgjidhje të plotë e përfundimtare”.

Aq i sinqertë ka qenë vetë Presidenti në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger, sa ka deklaruar se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekjet janë minuar nga aktorë të ndryshëm”.

A thua se shqiptarët harrojnë se Ilir Meta:

– Nuk bëri asgjë për të parandaluar djegien e mandateve të deputetëve, nga ana e opozitës.

– Nuk bëri asnjë përpjekje për të parandaluar daljen e “Opozitës së Bashkuar” nga Parlamenti.

– Nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar marrëveshjen e Lulzim Bashës dhe Monika Kremadhit për të mos marë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

– U kujtua vetëm pas thirrjeve të prera të ndërkombëtarëve ndaj dhunës së opozitës, për të larë gojën, duke mos u distancuar kurrë dhe duke mos i dënuar asnjëherë molotovët dhe zjarrin kundër institucioneve kushtetutese të vendit.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, Ilir Meta ia hodhi me dorën e tij “benzinën” zjarrit të opozitës, me aktin e paprecedentë të çdekretiimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Për tu siguruar deri në fund se e kishte bërë siç duhet misionin e tij, i futi “për shplarje” më pas edhe një dekret për zgjedhje “të reja” lokale më 13 tetor. E gjitha kjo pasi Kolegji Zgjedhor mori vendim dhe ndërkombëtarët e deklaruan publikisht mbështetjen e tyre për 30 Qershorin.

Ilir Meta thotë se ka dashur të parandalojë këtë situatë. Por e vërteta e thjeshtë është se ai u përpoq vetëm që të parandalonte zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Të gjitha të tjerat janë veçse përralla, të cilat jo vetëm ai vetë, por as fëmijët e këtij vendi nuk i besojnë dot.

Ai po përpiqet të ofrojë sot publikisht, imazhin e ujkut të veshur me lëkurë qingji, vetëm pasi kuptoi se mazhoranca është e vendosur ta çojë deri në fund procedurën e shkarkimit të tij nga detyra e Presidentit të Republikës, për shkelje të rënda kushtetuese!

Pas kësaj, eja dhe mos e beso po deshe Ilir Metën sot, kur bën thirrje për ta zgjidhur me “dialog të sinqertë”…, situatën politike.

 

Tags: 30 qershoriAlfred Pezailir metaZgjedhjet

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, dëshmitë dhe provat e reja dalin në prag të SPAK

Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, dëshmitë dhe provat e reja dalin në prag të SPAK

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Shpërthim në lokalin tek “Komuna e Parisit”

Pastrimi i parave, më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor

Pastrimi i parave, më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe shitje d*oge, arrestohen 3 persona
Aktualitet

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe shitje d*oge, arrestohen 3 persona

by mirseda
13:14 | 18/03/2026
0

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar një fazë tjetër të operacionit “Catch”, duke ndaluar...

E rëndë Prishtinë,Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës,reagon spitali

E rëndë Prishtinë,Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës,reagon spitali

13:04 | 18/03/2026
Vendimi i GJKKO,Meta reagon nga burgu: Humbëm 6muaj, por tani nis gjykimi dhe zbardhja e së vërtetës

Vendimi i GJKKO,Meta reagon nga burgu: Humbëm 6muaj, por tani nis gjykimi dhe zbardhja e së vërtetës

13:01 | 18/03/2026
Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri

12:44 | 18/03/2026
“Zoti Kryemadhi”/ Avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku, mos u provoko

“Zoti Kryemadhi”/ Avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku, mos u provoko

12:37 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com