Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Për jetë a vdekje”, Basha: Nuk shkohet në Europë me horra si Dako me shokë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha në Korçë: S’ka qeli që e tremb Klevis Balliun, orët e regjimit drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndaluar sot në qytetin e Durrësit ku ka organizuar një takim me mbështetësit e tij në prag të protestës kombëtare të së shtunës. Kryedemokrati u shpreh se kjo do të jetë një betejë për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Basha tha se me kriminelë dhe horra si Dako me shokë nuk shkohet në Europë: Vëllezër dhe motra për 6 vite me radhë Europa i ka mbyllur dyert e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit të Shqipërisë drejt Europës duke asgjësuar zgjedhjet e lira, duke mbushur parlamentin me kriminelë e bashkitë me horra e hajdutë për gines si Vangjush Dako me shokë.

PJESË NGA FJALA E KREUT TË PD

“Nuk u përmbajta dot nga emocionet që më shkaktoi pritja e jashtëzakonshme në Berat, sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjen madhështore të rinisë durrsake. mirënjohje të thellë për mikpritjen tuaj. Dhe ja tek jemi sot nga zërat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë po troket ora e ndryshimit të madh.

Vëllezër e motra, zonja e zotërinj, ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve ku ne bashkohemi në salla e shesh në numra të paparë e padëgjuar prej dekadash me një qëllim e një kauzë dhe një përbetim për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën kombëtare, europiane, në kauzën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Një bashkim i tillë popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, ditët që bashkuan shqiptarët drejt kësaj ëndrre të madhe. Ëndrrës së lirisë, së dinjitetit, të mirëqenies. Rruga jonë drejt Europës e mbushur me dhimbje e sakrifica. Askush më mirë se Durrësi dhe durrsakët nuk e njohin më mirë kalvarin tonë që nisi në 5 korrik 1990 kur mijëra bijë e bija u nisën nga vendi më i pashpresë e mizor.

Nuk ka rrugë tjetër veç Europës por ky bashkim ka një tjetër mesazh, kurrë më shqiptarët nuk do largohen kokulur nga vendi i tyre, kurrë më si refugjatë të detyruar nga krimi e banda në pushtet dhe kryebanditi në krye të saj.

Tani asnjë minutë më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Vëllezër dhe motra për 6 vite me radhë Europa i ka mbyllur dyert e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit të Shqipërisë drejt Europës duke asgjësuar zgjedhjet e lira, duke mbushur parlamentin me kriminelë e bashkitë me horra e hajdutë për gines si Vangjush Dako me shokë.

Dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama sepse në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, pa një pushtet të balancuar. Por shkohet me një qeveri të njerëzve, për nga njerëzit për njerëzit, kjo është kauza jonë.

Për 6 vite e gjysmë ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira e të vështira. E kemi luftuar dhe kur ishim pak e vetëm.

Ne e kemi luftuar këtë betejë jo për interesat tona politike, shpesh kundër interesave elektorale por se pa i çuar pas hekurave politikanët e korruptuar Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës.

Misioni jonë është mision kombëtar. Duhet të vendosë  nëse do zgjedhje, rrugën e rehatit, pazarit, kompromisit, apo betejën e drejtë hyjnore të projektit tonë të cilët lindëm. Ne nuk luajmë me portat e krimit dhe të oligarkëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Ne kemi një mision që nuk i takon një partie të zakonshme.

Në jemi ata që do ta shembë me themele piramidën e krimit me çdo kusht, me çdo sakrificë.  Vëllezër dhe motra, para nesh janë dy dilema, kapitullim, apo përballje deri në fitore. Vodhi zgjdhjet dhe po vjedh Shqipërinë, Edi Rama propozon kapitullimin. 1 milion shqiptarë nuk kanë karta identiteti, por të skaduar masivisht. Në një proces zgjedhor ku serveri ka rënë dhe manipulohet nga mëngjesi në darkë. Kriminalë me damkë, nga Alfred Bushi kandidojnë. Na propozon të kapitullojmë përpara të zgjedhjeve, të një asistente hajdute të Vangjush Dakos që kandidon. E gënjen mendja që do t’i shpëtojë drejtësisë duke bërë party me Ramën. Rama të gënjen, fundi yt do të jetë para gjyqtarëve të ndershëm dhe prapa hekurave,” u shpreh Basha.

Tags: bashadakoeuropeHorrajeteshkohetshokëvdekje

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Next Post
Rita Ora, pjesë e filmit të njohur të animuar

“E lumtur që u largova”, Rita Ora tronditet pas vizitës në Kosovë

Hapja e negociatave për Shqipërinë, ish-ministrja franceze: Jam kundër

Hapja e negociatave për Shqipërinë, ish-ministrja franceze: Jam kundër

Rumani/ Vdes në aksident oficeri shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Rumani/ Vdes në aksident oficeri shqiptar dhe bashkëshortja e tij







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com