Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për herë të parë Lulzim Basha ka të drejtë të shkojë te Monumenti i Azemit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për herë të parë Lulzim Basha ka të drejtë të shkojë te Monumenti i Azemit

Nga: Mero Baze

Mënyra se si sot u përkujtua Azem Hajdari është një lexim real fatit të Partisë Demokratike dhe të sotmen e saj.

Të parët shkuan zyrtarët politikë të PD, një brez i ri politikanësh të cilët natyrisht nuk e kanë njohur Azemin as nga afër dhe as kanë ndonjë ndjeshmëri për jetën e tij politike. Jeta tetëvjeçare politike e Azem Hajdarit ka qenë një histori 8 orëshe kundër regjimit komunist, I cili u shkërmoq nga protesta studentore dhe pastaj një betejë tetëvjeçare me Sali Berishën deri momentin kur vdiq.

Beteja e Azem Hajdarit kundër Sali Berishës dhe uzurpimit të PD prej tij është në të vërtet ajo që zbulon identitetin politik të Azem Hajdarit. Ai u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prej Sali Berishës, nën akuza të rënda deri dhe si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kontrabandist, mik i njerëzve të lart të Partisë Socialiste e plotë monstruozitete të tjera dhe ju ribashkua asaj në vitin e fundit të jetës së tij kur PD ishte në opozitë, duke e injoruar këtë histori.

Për këtë arsye Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij, sot janë aleatë real të Azem Hajdarit në betejën kundër Sali Berishës. Edhe pse të gjithë sot i shajnë e u thonë nuk keni lidhje me Azem Hajdarin, ata në të vërtet sot më shumë se kurrë kanë një histori të përbashkët me të, por jo një bilanc të ngjashëm me të. Ata i kanë bërë Sali Berishës me të drejt, atë që ai i ka bërë Azemit, pa të drejtë.

Dhe nëse ka një ditë që ata mund të shkonin kryelartë pranë monumentit të Azemit është kjo e sotmja.

Por që të respektosh tërësisht historinë e Azemit, duhet ta pranosh jetën e tij politike ashtu siç ishte. Azem Hajdari për ata që nuk e njohin, ishte njeriu që i qëndroi afër çdo kundërshtari të Sali Berishës në tetë vite derisa ata largoheshin nga PD. Ai ka respektuar çdo disident të PD, çdo kundërshtar të Berishës dhe çdo intelektual apo gazetar që ngrinte zërin kundër tij. Ai ishte mik i gazetarëve të “Koha jonë” në atë kohë, gazeta më e pashpirt kundër Sali Berishës, dhe mik i çdo zëri kritik ndaj pushtetit.

Ndaj sot për Lulzim Bashën nuk është gabim shkuarja para Azem Hajdarit, por është gabim mungesa e reflektimit të tij për disidencën brenda PD në raport me të dhe Sali Berishën.

Akti i Lulzim Bashës kundër Sali Berishës ka ndarë PD në pjesën tribale të saj dhe pjesën politike. Me Sali Berishën sot është tribuja e shtypit që paguhet nga djali i tij dhe askush tjetër. Gjesti i Lulzim Bashës e ndau për 24 orë tribalizmin nga pjesa politike. Por Lulzim Basha duhet të tërheq pjesën politike pas tij, pikërisht duke reflektuar për disidencën politike brenda PD. Vetëm ky akt e mban larg Berishën nga PD.

Sot është dita kur Lulzim Basha duhet të reflektoj së paku për disidencën e prodhuar në PD gjatë kohës që formalisht ai ka qenë kryetar. Nëse ti shkon para Azem Hajdarit që për tetë vite ishte në luftë me autoritarizmin në PD, dhe vazhdon të etiketosh vajzën e tij që nuk pranoi të digjte mandatin në një aksion politik tërësisht të dështuar të PD, do të thotë që je ende i kompleksuar nga e shkuara e Berishës në PD. Dhe nuk e kam fjalën për Rudinën si vajzë biologjike e Azemit, por të gjithë ato figura politike apo individë të këtyre tetë viteve që janë larguar nga PD për shkak të qëndrimeve kritike me politikën e saj. Të gjithë ata janë akuzuar si bashkëpunëtor të Edi Ramës, po aq banalisht sa akuzohet sot Lulzim Basha nga i njëjti person, Sali Berisha.

Ndaj nëse sot është një ditë reflektimi për Azem Hajdarin, motoja e reflektimit është pikërisht disidenca e Azem Hajdarit ndaj Sali Berishës dhe autoritarizmit të tij e jo lot krokodili për vrasjen e tij. Vrasja u vendos në zyrën e Sali Berishës kur i tha “dil e m’i hiq ata që ke sjell për të më vrarë mua”. Të gjithë tropojanët që ishin atë ditë në selinë e PD e dinin që do të ,vritej Azem Hajdarit përveç Azem Hajdarit, që ndoshta mendonte se mund të vritej Sali Berisha. Janë të njëjtët tropojanë që rrinë në kafet rrotull SHQUP-it dhe i betohen Sali Berishës që “do të vrasin” Lulzim Bashën.

Ndaj nuk ka asgjë të lavdishme në lotët e PD për Azem Hajdarin, që e ka vrarë me dorë të saj. Ka vetëm një moment respekti për të, për atë që ka bërë si disident i PD dhe Sali Berishës. Dhe vetëm kjo justifikon sot foton e Lulzim Bashës para monumentit të tij, nëse do që të mos jetë një pozë false.

Sa më vonë ta bëj Lulzim Basha këtë reflektim, aq më shumë do të zërë vend pastaj fotua numër 2 e ditës së sotme, ajo e Sali Berishës dhe gruas së tij para bustit të Azemit, të dy bashkëpunëtor në nxjerrjen e tij në pritë për ta vrarë dhe të dy urrejtës të mëdhenj të tij. Ata janë përfituesit më të mëdhenj në këtë jetë prej jetës dhe vdekjes së Azem Hajdarit, pasi lëvizja studentore i futi në politikë dhe eliminimi fizik i Azem Hajdarit u hoqi atyre pengesën reale për disidencë brenda PD, dhe më pas u krijoi një alibi për aktet e tyre politike në emër të një vrasje të rënd politike.

Sali Berisha ishte sot para bustit të Azemit jo nga dashuria për të, por nga makthi se mos i del një Azem i ri që të mos e lejoj të hyj në PD. Të parin e luftoi për tetë vite derisa e nxori në prit. Me të dytin është në një betejë të paqartë. Nuk është i sigurt nëse i shkojnë njerëzit nga pas nëse do të kërkoj ta vras dhe këtu i kujtohen këta trimat që kërcënojnë Lulin, mes të cileve shquan ai që i tha Azemit, “zbrit se erdha sa të marr automatikun”. Nga ana tjetër nuk është i sigurt, nëse Basha do ta vras përfundimisht apo do ta lerë me kaq ndëshkimin ndaj tij. Ndaj sot të dy palët, sot duket sikur qajnë fatin e tyre para bustit të Azemit, pa guxuar ti ngjajnë as jetës, as vdekjes së tij. Por i ngjajnë vetmisë së tj para vdekjes.

Tags: Azem Hajdarilulzim bashamero bazesali berisha

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

“Financieri i Habilajve u “arratis” nga qelia me ndihmën e shtetit”

La politikën, ja ku do ta shohim Luan Ramën

Sandër Lleshi “fut në valle” palët politike. Berisha tregohet më i shkathët nga Basha

10 arsye pse Basha dhe Berisha janë të dy me faj

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës
Kosovo

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

by mirseda
11:41 | 06/06/2025
0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas të Kosovës. Ata akuzohen...

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

11:11 | 06/06/2025
E rëndë në Kosovë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe…

E rëndë në Kosovë/ Burri lidhet me kabuj, kërcënohet me armë dhe…

11:01 | 06/06/2025
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

10:43 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com