E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

FBI-ja publikoi të shtunën një dokument të sapo deklasifikuar në lidhje me mbështetjen logjistike që u ishte dhënë dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Dokumenti detajon kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorë sauditë në SHBA, por nuk paraqet prova se zyrtarë të lartë të qeverisë saudite ishin bashkëpunëtorë në komplot.

I publikuar në 20 vjetorin e sulmeve, dokumenti hetimor është i pari që bëhet publik pasi Presidenti Joe Biden urdhëroi një rishikim të materialeve që prej vitesh janë mbajtur sekret. Dokumenti me 16 faqe është një përmbledhje e një interviste të FBI-së të bërë në vitin 2015 me një person që kishte kontakte të shpeshta me shtetasit sauditë në SHBA, të cilët mbështetën rrëmbyesit e parë që mbërritën në vend para sulmeve.

Javën e kaluar, zoti Biden urdhëroi Departamentin e Drejtësisë dhe agjenci të tjera që të bëjnë një rishikim të deklasifikimit dhe të publikojnë ato dokumenta që munden gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ai ishte vënë nën presion nga familjet e viktimave, të cilat kanë kërkuar prej kohësh të dhënat e dokumentave sekrete ndërsa kërkojnë një proces gjyqësor në Nju Jork duke pretenduar se zyrtarët e qeverisë saudite mbështetën rrëmbyesit.

Dokumenti i redaktuar në masë të madhe u bë publik të shtunën në mbrëmje, disa orë pasi Presidenti Biden mori pjesë në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia.

Disa nga familjarët e viktimave kishin kundërshtuar më parë praninë e zotit Biden në ngjarjet ceremoniale për sa kohë që dokumentet mbeteshin të klasifikuara.

Qeveria Saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në sulme. Ambasada Saudite në Uashington ka thënë se mbështet deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumentave si një mënyrë për t’iu dhënë fund “akuzave të pabaza kundër Mbretërisë një herë e përgjithmonë”. Ambasada tha se çdo pretendim se Arabia Saudite ishte pjesëmarrëse ishte “kategorikisht i rremë”.

Lexo edhe :   Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Përmbledhja e dokumenteve po publikohet në një kohë politikisht delikate për SHBA dhe Arabinë Saudite, dy vende që kanë krijuar një aleancë strategjike – megjithëse të vështirë -, veçanërisht për çështjet ekundër-terrorizmit.

Lexo edhe :   Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Administrata e presidentit Biden në shkurt publikoi një përfundim të zbulimit që implikonte Princin e Kurorës Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në SHBA në vitin 2018, por u kritikua nga demokratët pasi nuk e denoncoi drejtpërdrejt vetë princin e kurorës.

Familjarët e viktimave përshëndetën lëshimin e dokumentit si një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tyre për të lidhur sulmet me Arabinë Saudite. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....