E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Alfred Peza

Pasi e ndihmoi opozitën në fitoren e “revolucionit popullor” pas djegies së mandateve të deputetëve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Sali Berisha ka nisur një revolucion të ri. “Revolucionin dixhital” për të mundësuar fitoren e Lulzim Bashës në zgjedhjet e reja të pranverës së vitit 2021. Një parathënie e sigurt, se ashtu siç humbi pushtetin lokal, pritet që opozita të humbi sërish edhe në zgjedhjet e radhës!

Të dyja revolucionet e Berishës, megjithëse njëri real e tjetri virtual, përveçse të njëjtin arkitekt kanë gjithashtu edhe të njëjtën filozofi projektimi dhe teknologji ndërtimi. Ato emërtohen revolucione meqenëse opozitarët me sa duket, vetëm ashtu besojnë se mund të vijnë në pushtet, përballë mazhorancës socialiste. Dhe jo përmes votës, zgjedhjeve, ofertës, programeve, alternativave, ekipeve dhe frymës së ndryshimit.

“Revolucioni i molotovëve” u quajt “popullor”, duke u nxitur nga lart, me synimin që të nxiste artificialisht qytetarët që ti bashkoheshin elitës opozitare të sapo dalë nga Parlamenti, në rrugë. Por kur njerëzit kuptuan se revolucioni nuk bëhet nga ish pushtetarët, ish qeveritarët, ish deputetët, ish drejtorët, ish doganierët, ish tatimorët dhe ish policisët, i lanë në vetminë e tyre derisa u dorëzuan kur e kuptuan se dështuan.

Ndërsa si lëndë të parë për “revolucionin virtual” të tanishëm, po mundohen që të përdorin ato që disa portale i quajnë “sondazhe”. Të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me sondazhet profesionale, por janë thjeshtë një truk për të fituar ca klikime më tepër, në mënyrë që të krijojnë iluzionin se të gjitha po fitohen nga Partia Demokratike. Edhe në këtë rast, arkitekti është i njëjtë dhe filozofia e projektimit dhe teknologjia e ndërtimit të këtij imazhi të rremë, është nga makina propogandistike e SHQUP. Ku militantët virtualë, sapo njoftohen për “sondazhin” e radhës, sulen për të nxjerrë artificialisht si fitues, Lulzim Bashën.

Edhe në këtë rast, duke nxitur nga lart një iluzion të rremë, se shqiptarët sa mezi po presin që Lulzim Basha të bëhet Kryeministër besojnë se do të arrijnë të shpërndajnë tek njerëzit realë, tek zgjedhësit, votuesit dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet politike në këtë vend, idenë se ndryshimi po vjen. Se jo vetëm Luli por edhe gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë, nuk arrijnë që të shohin ndonjë ëndërr tjetër këto kohë, veçse ato me rikthimin e opozitës në pushtet.

Lexo edhe :   “Kjo i jep Ramës mandatin e tretë”/ Topalli hedh 'shashkën' e radhës, zbulon marrëveshjen e fshehtë pas zgjedhjeve
Lexo edhe :   Nuk ua kanë fajin listat e hapura, por koalicionet e mbyllura

Aq qesharake është bërë e gjithë kjo histori, sa nuk mbetet portal sado qendror apo periferik, në Tiranë apo në çdo provincë të vendit që organizon një sondazh me pyetjen: Kush mendoni se do të jetë më 2021 Kryeministër: Edi Rama apo Lulzim Basha?- pa u sulmuar. Edhe një media shumë pranë PD dhe opozitës së rrugës që guxoi sot, ta bënte për të shtuar pak aktivitetin në web-siten e vet, pas një ore u detyrua ta ndërpriste pasi kuptoi kotësinë e një ndërmarrje që nuk i shërben askujt. Përveç udhëheqësve të revolucionit të ri dixhital.

E bukura e gjithë kësaj, është se “rezultatin e çdo sondazhi” do ta shohësh menjëherë të postuar në facebookun e ish Kryeministrit Sali Berisha. E vetëm pak çaste pas tij, ajo merret nga të gjitha portalet dhe mediat pranë PD, që nxitojnë ta japin si lajmin më të rëndësishëm dhe serioz të botës. Duke shpallur kësisoj sistematikisht, kalimin e Lulzim Bashës nga fitorja në fitore, madje me rezultat gjithnjë e më të thella. Duke e bërë kësisoj, akoma edhe më qesharake, qasjen politike dhe propagandistike të opozitës.

Ashtu siç “revolucioni i molotovëve” i dhuroi Lulzim Bashës, PD dhe “Opozitës së Bashkuar” humbjen spektakolare në zgjedhjet e 2019, vijimi me të njëjtën logjikë edhe të “revolucionit dixhital” nuk parathotë gjë tjetër veçse humbjen e radhës më 2021. Sepse pas 30 vjetësh pluralizëm, shqiptarët kanë parë aq shumë dhe janë aq të mirorientuar politikisht, sa as nuk sugjestionohen, as nuk ndikohen dhe as nuk tundohen nga “revolucionet fake” që prodhojnë “pushtet fake” dhe “kryeministra fake”!

Ironia e gjithë kësaj historie është se sa më shumë që Sali Berisha ka shpallur gjithë këto vite fitoret opozitare në botën e tij dixhitale, aq më shumë Lulzim Basha ka pësuar dhe vazhdon të pësojë humbje, në botën e tij reale! /Alpenews

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Masivi shkëmbor bie brenda lokalit në Vlorë, një i plagosur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente në vend, dhe një prej rasteve është shënuar në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshqitje gurësh të...