E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

Haradinaj i tërheq vërejtje Hotit: Ke ulur nivelin e dialogut

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i pakënaqur ndaj Avdullah Hotit lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Në një intervistë për RTV21, Haradinaj tha se kryeministri aktual i Kosovës e ka ulur nivelin e bisedimeve, duke dërguar koordinator për të përfaqësuar vendin.

Sipas tij, Hoti duhet të bëjë disa hapa mrapa në raport me dialogun.

“Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares Merkel.

Bëni disa hapa mbrapa. Mos lejoni që t’iu thojnë ky është dialogu. Ky nuk është dialogu. Dialogu është kur ulen në tryezë Kryeministri Hoti Presidenti Macron, Kancelarja Merkel por edhe Presidenti Trump apo i dërguari i tij për këtë temë. Nuk kemi nevojë për një dialog ku njerëzit tonë enden poshtë e lartë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...