Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Për çfarë vlen ende OKB, kur të fuqishmit nuk e përfillin fare?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Për çfarë vlen ende OKB, kur të fuqishmit nuk e përfillin fare?

Nga: Saif Khattak “TRT World”’

Pas Luftës së Dytë Botërore, fuqitë e mëdha vendosën të mos përsërisnin kurrë më ngjarjet mizore të viteve të kaluara. Ata krijuan institucione ndërkombëtare, që parashikohej t’i trajtonin të gjitha shtetet si të barabarta, dhe të mbështesnin kauzat e më të dobëtve kundër të fortëve.

Me udhëzimet e përgjegjshme dhe udhëheqjen e aftë të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KBB), civilizimi njerëzor jeton tani përmes një periudhe të paparë progresi dhe prosperiteti, një periudhë e quajtur me vend Paqja e Gjatë.

Por mënyra se si ndihet cilido për thënien e lartpërmendur, varet shumë nga vendi se ku jeton sot në botë. Për ata që jetojnë në hemisferën veriore, bota është ajo që historiani holandez Rutger Bregman e quan “vendi i bollëkut” ku “thuajse të gjithë janë të pasur, të sigurt dhe të shëndetshëm” dhe ku “e vetmja gjë që na mungon” është “një arsye për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes”.

Por jeta shfaqet në një mënyrë tjetër për ata në hemisferën jugore. Realiteti është se pavarësisht nga të ashtuquajturat përpjekje të bartësve globalë të drejtësisë, natyra e botës së sotme nuk është larg asaj që Tukididi përshkroi mbi 2.000 vjet më parë, në të cilën “e drejta është në diskutim vetëm midis të barabartëve në pushtet, ndërsa të fortët bëjnë atë që munden dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet”.

Institucionet ndërkombëtare, kanë dështuar të mbrojnë të drejtat e të dobtëve, duke shërbyer vetëm si mjete të shteteve më të fuqishme për të ndjekur axhendat e tyre. Qoftë kauza e lirisë në Palestinë dhe Kashmir, apo dhuna nga të huajt ndaj popullatave lokale në Afganistan dhe Jemen, institucionet ndërkombëtare kanë bërë sikur janë indinjuar me kauzat e të shtypurve.

Për dekada me radhë, Izraeli ka grabitur gradualisht tokat dhe ka shkelur të drejtat e palestinezëve. Ai ka vrarë dhe gjymtuar mijëra të pafajshëm, me mbi 230 të vrarë vetëm 2 javët e fundit. Sa herë që Izraeli propozon një plan aneksimi, krijon një koloni të re kolonësh, ose zhvendos familjet palestineze nga lagjet e tyre, ka një reagim lokal ndaj të cilit ai hakmerret në mënyrë jo proporcionale.

Një numër i madh protestash po zhvillohen në mbarë botën për të dënuar veprimet e Izraelit. Arrihet një armëpushim, dhe udhëheqësit dhe institucionet ndërkombëtare harrojnë atë që ndodhi. Por Izraeli nuk ka anuluar planet e tij origjinale të aneksimit, as po i shkatërron kolonitë e tij, dhe as nuk po ndalet në zhvendosjen e familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre. Ndërsa kundërpërgjigjja e saj kundër opozitës lokale zbehet, padrejtësitë e saj mbeten aty. Izraeli merr atë që dëshiron.

Dhe cikli vazhdon. Sa herë që institucionet ndërkombëtare pranojnë një padrejtësi, kjo gjë inkurajon një shtypës tjetër që të përfitojë nga apatia e tyre. Një shembull tipik është revokimi nga India i nenit 370. Gjatë dy viteve të fundit, India ka ndjekur një pushtim demografik të Kashmirit. Ajo ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme ligjet që lejojnë të huajt të blejnë tokë dhe të pretendojnë të kenë një vendbanim në Kashmir.

Duke ndjekur shembullin e Izraelit, India po krijon vendbanime të ndara për të strehuar familjet e ish-ushtarakëve. Çdo kundërshtim ndaj kolonializmit indian shtypet me një grusht të hekurt. Aneksimi i Kashmirit, një territor i diskutueshëm, është një shkelje e drejtpërdrejtë e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB. Por OKB-ja mbetet e pafuqishme ndërsa të drejtat e njeriut po vijojnë të shkelen me të dyja këmbët në Kashmir.

Pas 7 vjetësh, lufta civile në Jemen mbetet kriza më e rëndë humanitare në botë, me mbi 233.000 njerëz të vrarë në këtë konflikt. Bllokada detare e vendosur nga koalicioni me ne krye Arabinë Saudite ka penguar mbërritjen e çdo ndihme humanitare për popullatën civile, që aktualisht është sfilitur nga një luftë civile, urie dhe së fundmi pandemia.

Mbi 13 milionë njerëz – një numër më i madh se sa popullsia e Belgjikës – rrezikojnë të vdesin nga uria. Në shkurt, presidenti Bajden premtoi se SHBA-ja do t’i japë fund mbështetjes së saj për Arabinë Saudite në luftën në Jemen. Madje Uashingtoni mund të denoncojë Arabinë Saudite për shkeljen e të drejtave të njeriut. Por a do ta nxjerrë vërtet para përgjegjësisë aleatin e tij? A do ta mbajë vetë SHBA përgjegjësi për gabimet e veta? Ajo dhe aleatët e saj po largohen nga Afganistan, duke lënë pas disa histori shumë të zymta.

Amnesty International raporton se gjatë qëndrimit të tyre në Afganistan, trupat amerikane dhe ato të NATO-s ishin shpesh të përfshira në rrëmbime të paligjshme, tortura dhe vrasje të civilëve të pafajshëm. Shkaku kryesor i mungesës së efektivitetit të OKB, qëndron në natyrën koloniale të Këshillit të Sigurimit.

Në fillimet e tij këshilli përfaqësonte 10 për qind të vendeve anëtare të OKB dhe mbi 50 për qind të popullsisë së botës. Sot, ai përfaqëson vetëm 3 për qind të vendeve anëtare të OKB dhe 26 për qind të popullsisë së botës, nga e cila vetëm Kina përbën 18 për qind. Sigurimi i disa shteteve i një monopol të padrejtë mbi vendimmarrjen ndërkombëtare, pengon çdo lloj mundësie për t’i mbajtur ata dhe aleatët e tyre përgjegjës për mizoritë që kryejnë. Struktura arkaike e Këshillit të Sigurimit mbetet e papajtueshme me realitetet moderne globale.

Pa një përfaqësim të barabartë në proceset vendimmarrëse të OKB, nuk mund të ketë ndonjë llogaridhënie të shteteve më të forta. Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë se bota është më e madhe se sa 5 vende. Ndaj duhet të nisë një debat kundër një modeli të OKB, që trimëron të fortët për të shtypur të dobëtit. Vetëm kërkesa për gjithë-përfshirje mund të sigurojë drejtësi.

Burimi i lajmit: trtworld. Përshtati: Tirana Today 

Tags: IzraelOKB

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa
Bota

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë
Bota

“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë

21:13 | 08/11/2025
Next Post
Zvicra vë në “provë” BE-në për punësimin, refuzon marrëveshjet bilaterale

Zvicra vë në "provë" BE-në për punësimin, refuzon marrëveshjet bilaterale

“21 Janari”/Ish-prokurori Hajdari: Rihetimi mund të ndryshojë dënimet

"21 Janari"/Ish-prokurori Hajdari: Rihetimi mund të ndryshojë dënimet

Nano, sharlatani që kemi merituar

Pesë rreziqet e mandatit të tretë







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com